Historia e Faraonit

Historia e Faraonit

– Historia e Faraonit na mësoi se kaderi i Allahut patjetër do të përmbushet, e për këtë s’ka pikë dyshimi. Faraoni vrau me qindra e mijëra fëmijë që mos ‘të vinte’ Musai (alejhi selam). Dhe kur erdhi, ai u rrit në pallatin e tij.

– Historia e Faraonit na mësoi se zemrat janë në duart e Allahut të Madhëruar dhe jo të njerëzve. Kur Faraoni donte t’a privonte Musain (alejhi selam) nga nëna e tij, ai gjeti vend në zemrën e bashkëshortes së Faraonit. Kështu, Allahu i Madhëruar pos nënës së tij i dhuroi dhe një nënë tjetër.

– Historia e Faraonit na mësoi se në pallatin e kufrit mund të lindë dielli i besimit. Në kohën kur Faraoni thoshte: “Ene rabbukumul eala (Unë jam zoti juaj më i lartë), bashkëshortja e tij thoshte: “Subhane Rabijjel eala (I dlirë nga të metat është Zoti im, më i Larti!”

– Historia e Faraonit na mësoi se ajo që i bashkon dy njerëz nuk është kulmi i shtëpisë, por zemra.

– Historia e Faraonit na mësoi se ushtria, sado e madhe qoftë – nuk e zmbras dot besimtarin nga besimi. As magjistarët nuk u frikësuan nga dënimi i tij, dhe as bashkëshortja nuk u dorëzua ndaj torturave të tij, ngase besimi i pastër në Allahun formon burra.

Unejs Sheme