Historia e Lutit (alejhi selam)

Historia e Lutit (alejhi selam)

Historia e Lutit (alejhi selam) është vazhdim i historisë së Ibrahimit. Luti  ishte nxënësi i Ibrahimit sepse mësoi prej tij, ndërsa ai (Ibrahimi) kujdesej dhe e konsideronte Lutin si djalin e tij.

Allahu i Lartësuar e dërgoi Lutin si Profet në kohën kur Ibrahimi ishte akoma gjallë. Atë e dërgoi tek vendbanimet e Seddumit në Gurr (burimet e thata) të Palestinës.

Përveç idhujtarisë në të cilën kishin rënë, ky popull kryente mardhënie homoseksuale (burrë me burrë), neveri dhe mëkat të cilin askush më parë nuk e kishte praktikuar (tek popujt e mëparshëm).

Luti (alejhi selam) i ftoi që të adhuronin Allahun, të vetëm dhe pa shok, gjithashtu i ndaloi nga ky mëkat. Por kjo, veçse ua shtoi kryeneçësinë duke u thelluar më shumë në mëkatet e tyre.

Allahu i Lartësuar, kur vendosi ta shkatërronte këtë popull, dërgoi engjëjt e Tij. Gjatë rrugës, ata kaluan tek Ibrahimi (alejhi selam) dhe e njoftuan për çfarë do të ndodhte me atë popull. Ibrahimi filloi të debatonte për shkatërrimin e tyre, sepse ishte i dhembshur dhe i butë: “Ai (Ibrahimi) tha: “Por atje banon edhe Luti!” Ata thanë: “Ne e dimë më mirë kush është atje. Ne do ta shpëtojmë atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij.” [Ankebut 32].

Ata i thanë: “O Ibrahim, shmangu prej kësaj! Me të vërtetë, erdhi urdhri nga Zoti yt dhe ata do t’i gjejë dënimi i pashmangshëm.” [Hud 76].

Engjëjt, kur shkuan tek Luti në formë njerëzish dhe djelmoshash, kjo e rëndoi Lutin dhe e ndjeu veten shumë keq duke thënë: “Kjo është ditë e rëndë!”  [Hud 77].

Sepse e dinte në çfarë gjendje ishte populli i tij dhe guximin e ndyrë që kishin për të mëkatuar.

Në fakt ndodhi ajo që pati frikë (Luti), populli i tij erdhi tek Luti me një frymë dhe kërkuan të kryenin mardhënie intime me miqtë e Lutit (alejhi selam). Ai u tha: “O populli im, këto janë bijat e mia. Ato për ju janë më të pastra.” [Hud 78].

 

Ua tha këtë fjalë nisur nga ajo që dinte prej tyre se diçka e tillë nuk mund të ndodhte. Siç ishte rasti me Sulejaminin (alejhi selam), kur u propozoi dy grave që ziheshin për fëmijën (se cilës i takon?) duke u thënë: Më sillni një thikë që ta ndaj (fëmijën) mes jush. Ishte e ditur se kjo gjë nuk do të ndodhte, edhe fjalët e Lutit ishin të këtij kuptimi.

Prandaj populli i tha: “Ti e di se ne nuk kemi të drejtë për bijat e tua. Në të vërtetë, ti e di se ç’duam ne”.  [Hud 79].

Gjithashtu ai donte të kishte një farë justifikimi para miqve të tij.

 

Bazuar në këtë interpretim që sapo përmendëm, nuk është e nevojshme që të mbështetemi tek fjalët e disa kometatorëve të Kuranit, kur thonë: Fjala e Lutit:  “Këto janë bijat e mia.”  D.m.th.  kishte për qëllim gratë e tyre, sepse Profeti është në rolin e prindit për popullin e tij.

Por këtë që thanë këta interpretues, e kundërshtojnë dy gjëra:

E para: Fjala e tij (Lutit): “Këto janë bijat e mia.” Ai bën me shenjë shenjë tek diçka që është prezente (pra tek vajzat e tij).

 

E dyta:  Ky përgjithësim, se ai (Luti) kishte për qëllim gratë e tyre (popullit) nuk ka kuptim. Gjithashtu, Profeti gëzon rolin e babait për besimtarët dhe jo për mohuesit.

Supozimi i interpretuesve të këtij ajeti, bie poshtë përmes asaj që përmendëm fillimisht, fakti se ai (Luti) e dinte dinte se diçka e tillë nuk mund të ndodhte tek vajzat e tij dhe se ai po mundohej ti largonte me çdo lloj forme.

Situata u bë tepër e vëshitrië për Lutin. Ai tha: “Sikur unë të kisha fuqi (që t’ju dëboj) ose të mbështetesha në ndonjë krah të fuqishëm!” [Hud 80].

D.m.th, do të përballesha!

Luti, kur i pa se ishin tepër të vendsour në kërkesën e tyre të ndyrë, u tha: Frikësojuni Allahut dhe mos më turpëroni para mysafirëve të mi. A nuk ka midis jush një njeri me mend?” [Hud 78].

 

Ata i kaluan kufijtë në arrogancën dhe dehjen e tyre. Në atë moment, engjëjt e lajmëruan Lutin për çështjen e tyre dhe se ata ishin të dërguar (nga Zoti) për ti shkatërruar këta njerëz.

Xhibrili, ose ndonjë engjëll tjetër goditi ata që qëndronin tek dera dhe kërkonin të hynin me forcë dhe me këtë goditje i verboi shikimet e tyre. Ky ishte ndëshkimi i shpejtë dhe mësim për të gjithë ata që kërkonin të hynin tek shpëtia e lutit dhe tu afroheshin miqve të tij.

Ata (engjëjt) e urdhëruan Lutin që të largohej gjatë natës me familjen e tij dhe të shpejtonte, me qëllim që ti linte pas vendbanimet e tyre dhe të shpëtonte nga dënimi i dhembshëm.

Ai u largua me familjen e tij pa gdhirë mëngjesi, Allahu ua ktheu përmbys vedbanimet, ato që ishin lart, i ktheu poshtë dhe i gurëzoi me rrebesh gurësh. “Mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu.” [Hud 82-83].

“(Ato ishin gurë) të shënuar (për dënim) te Zoti yt.”

“Dënimi nuk është larg nga keqbërësit.”

Nga ata që veprojnë si shembulli i tyre!

Marrë nga libri “Kisasul Enbija” “Historitë e Pejgamberëve”

Autor: Shejh Abdurrahman bin Nasir es Seadi (Allahu e mëshiroftë)

Përktheu: Fatjon Isufi