Hytbeja e shejh Alij bin Abdurrahman el Hudhejfij në lidhje me shiat

January 22, 2011

Hytbeja e shejh Alij bin Abdurrahman el Hudhejfij në lidhje me shiat, në prani të Rafsinxhanit, presidentit të Iranit në atë kohë.
Parathënie:
Që me arritjen e Homejnit në pushtet në vitin 1979 (g), asnjë zyrtar i lartë nuk e ka vizituar Arabinë Saudite përvec Rafsinxhanit, në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet dy-palëshe ndërmjet dy vendeve. Presidenti i atëhershëm iranian mbërriti në Rijad në fillim të muajit DhulKadeh të vitit 1418h, i shoqëruar nga një delegacion i madh, ku ndërmjet tyre dhe familja e tij. Ai kreu një turne në shumë nga qytetet Saudiane dhe kreu ritet e Umres, së bashku me delegacionin shoqërues.
Kur ai mori pjesë në namazin e xhumasë në xhaminë Profetike, imami i saj foli fuqishëm kundra shiave, fakt ky i cili e bëri Rafsinxhanin që të tentonte braktisjen e xhumasë por disa nga shoqëruesit e tij e këshilluan që të mos e bënte dicka të tillë. Ai nuk pranoi të falej pas imamit el Hudhejfij dhe u fal më vete me shoqëruesit e tij.

Teksti i hytbes:
Lëvdatat dhe falënderimet i përkasin Allahut.
E më pas:
Kini frikë Allahun o ju muslimanë, me një devotshmëri të vërtetë dhe kapuni fort pas islamit. O robër të Allahut, mirësia më e madhe që Allahu i jep njeriut është feja e vërtetë, me të cilën Allahu e ngjall njeriun nga vdekja e kufrit, e bën të shohë dhe ndricohet pas verbërisë së humbjes. Allahu thotë: “A mund të jetë i njëjtë ai i cili ishte i vdekur dhe Ne e ngjallëm duke i dhënë atij dritë me të cilën ecën ndërmjet njerëzve, si ai që është i zhytur në errësira nga të cilat nuk del dot”. Feja e Allahut në qiell dhe në tokë, për të hershmit dhe për të mëvonshmit , ka qenë dhe është islami, pavarësisht se sheriati është i ndryshëm për cdo profet, sepse sheriati i cdo profeti është ajo me të cilën Allahu e disiplinonte dhe përmirësonte atë umet, dhe është e drejtë e Allahut që të anullojë apo të lërë në fuqi, sipas diturisë dhe urtësisë së Tij. Me dërgimin e zotëriut të njerëzisë Muhamedit salallahu alejhi ue selem, Allahu anulloi cdo sheriat duke ia bërë obligim xhindëve dhe njerëzve besimin dhe zbatimin e tij. Allahu ka thënë: “ Thuaj: O ju njerëz! Unë jam i dërguar i Allahut tek të gjithë ju, Ai i cili ka pushtetin e qiejve të tokës dhe tokës, nuk ka të adhuruar me të drejtë përvec Tij, i Cili jep jetë dhe vdekje. Ndaj besojini Allahut dhe të Dërguarit të Tij, profetit analfabet i cili i beson Allahut dhe fjalëve të Tij. Pasojeni atë ashtuqë të jeni të udhëzuar drejtë”
Në hadithin e saktë Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Pasha Atë që ka në dorë shpirtin tim, cdokush që dëgjon për mua-qoftë ai cifut apo i krishterë- e më pas nuk më beson mua, vecse do hyjë në zjarr”. Ndaj kush nuk i beson Profetit salallahu alejhi ue selem është i dënuar me zjarr dhe Allahu nuk do pranojë nga askush ndonjë fe tjetër, sic thotë në ajetin Kuranor: “ Feja e pranuar tek Allahu është Islami” dhe : “ Kush kërkon fe tjetër përvec islamit, atij nuk do t`i pranohet dhe në botën tjetër do të jetë nga të dështuarit”. Allahu e ka dërguar profetin Muhamed me sheriatin më të mirë dhe fenë më të përsosur, në të cilin përmblodhi cdo parim më të rëndësishëm me të cilin ishin dërguar profetët e mëparshëm: “Allahu përzgjedh kë të dojë dhe udhëzon drejt Tij atë që është i përulur”.
Rabinët e cifutëve dhe priftërinjtë e të krishterëve e dinë se feja me të cilën erdhi Muhamedi salallahu alejhi ue selem është e vërtetë, por ajo që i pengoi ta pasonin ishte zilia, mendjemadhësia, lakmia në interesat e dunjasë, e cila i bëri ata që edhe më herët të deformonin fenë e tyre, duke qenë në kufr dhe humbje. E gjithë kjo nuk do ju vlejë aspak atyre. Pas këtij parashtrimi të përmbledhur të së vërtetës dhe të kotës, shprehim pakënaqësinë tonë si muslimanë në lidhje me thirrjet që bëhen nga njëra anë për të përafruar ndërmjet feve, si dhe për përafrim ndërmjet ehlu Sunetit dhe shiave, nga ana tjetër.Kjo thirrje e cila përfaqësohet nga disa intelektualë të cilëve u mungojnë parimet më bazike elementare të besimit. Thirrje kjo e cila bëhet akoma më e rrezikshme në këtë kohë, në të cilën po zhvillohen konflikte fetare dhe përfitime interesash në llogari të fesë.
Islami i thërret cifutët dhe të krishterët që të shpëtojnë vete e tyre nga zjarri dhe të meritojnë xhenetin, duke hyrë në fenë islame, duke braktisur të kotën, sic thotë Allahu: “ Thuaj: O ju pasues të librave të mëparshëm, ejani tek një fjalë e përbashkët ndërmjet nesh dhe jush: të mos adhurojmë dikë tjetër përvec Allahut dhe të mos i bëjmë shok Atij asgjë, të mos konsiderojmë njëri-tjetrin zotër në vend të Allahut. Nëse ata refuzojnë, atëherë thuaju atyre: Dëshmoni për ne, se jemi muslimanë”. Islami pranon ekzistencën e cifutëve dhe të krishterëve duke ruajtur fenë e tyre por nën sundimin islam, duke iu përmbajtur dispozitave të shtetit islam në aspektin ekonomik dhe të rendit e sigurisë, në këtë mënyrë atyre nuk u imponohet islamizimi, sepse Allahu thotë: “ Nuk ka imponim në fe, është sqaruar e vërteta nga e kota”. Në të njëjtën kohë, Islami u bën me dije atyre se feja që ata pretendojnë është e gabuar dhe kjo është pjesë e këshillës kundrejt njerëzve ashtuqë të besojë ai që dëshiron të besojë dhe të mohojë ai që mohon. Nëse cifutët, të krishterët dhe idhujtarët do pranonin islamin, do gjenin në të hapësirën e nevojshme duke qenë vëllezër në fe të barabartë, sepse në islam nuk ekziston racizëm dhe fanatizëm me ndonjë ngjyrim të caktuar. Allahu thotë: “O ju njerëz Ne u kemi krijuar nga një mashkull dhe femër dhe u kemi bërë të ndaheni në popuj dhe fise që të njiheni mes jush. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai i cili është më i devotshëm”. Historia e Islamit dëshmon për këtë që thamë.
Ndërsa që të pretendohet që të përafrojmë Islamin me hebraizmin apo krishterimin, kjo është dicka e pamundur për të ndodhur. Allahu thotë: “ Nuk mund të jetë i barabartë i verbëri me atë që shikon, e as nuk është e barabartë errësira me dritën, as hija me vapën.Nuk janë të barabartë të gjallët dhe të vdekurit. Allahu e bën të dëgjojë atë që do, ndërsa ti nuk mund t`i bësh të vdekurit që të dëgjojnë”.
Kurse që të afrohet muslimani me cifutin apo të krishterin, me kuptimin që të heqë dorë nga disa nga dispozitat e fesë së tij dhe ta lakojë fenë apo disa nga dispozitat fetare sipas tekave të tyre apo tu shprehë atyre dashuri, kjo nuk mund të ndodhë kurrë nga muslimani i vërtetë, pavarësisht se muslimani e ka të ndaluar që tu bëjë atyre padrejtësi, përkundrazi e ka detyrë që të mbajë drejtësi, ashtu sic është i urdhëruar që ta mbrojë të vërtetën, ta përkrahë atë dhe ta armiqësojë të kotën dhe ta thyejë atë. Thirrjet për përafrim mes feve, janë dicka që bie ndesh me islamin dhe shkakton crregullim dhe sprovë të madhe, duke sjellë si pasojë përzierjen e besimit islamit, dobësimin e imanit, miqësimin me kafirat, armiqtë e Allahut, ndërkohë që Allahu i ka urdhëruar besimtarët që të jenë miq të njëri tjetrit: “ Besimtarët dhe besimtaret janë miq të njëri tjetrit”. Allahu na ka treguar se kafirat janë miq të njëri tjetrit: “ O ju të cilët keni besuar mos i zini miq cifutët dhe të krishterët, ata janë miq të njëri tjetrit”.
Si mund të ketë përafrim ndërmjet islamit dhe hebraizmit, nga njëra islami me cilësitë e tij, me dritën dhe shkëlqimin e tij, me drejtësinë, tolerancën, gjithëpërfshirjen për njerëzit dhe xhindët, moralet e larta, ndërsa nga ana tjetër kemi hebraizmin racist, të ngurtë, urryes të njerëzimit, me moral të ulët, me errësira që e rrethojnë nga të gjitha anët, e hidhur në shijen e saj. Si mund të pranojë muslimani që të akuzohet për imoralitet e ndershmja adhuruese Merjeme, sic e akuzojnë cifutët?! Si mund të pranojë muslimani që cifutët ta akuzojnë Mesihun, Isain birin e Merjemes, si kopil?!

Si mund të kemi përafrim ndërmjet Kuranit dhe Talmudit të shejtanit?! Si mund të kemi përafrim ndërmjet Islamit dhe krishterimit?! Islami, feja e njëshmërisë së pastër, legjislacionit të përsosur, mëshirës dhe drejtësisë, ndërsa krishterimi i cili thotë se Isai është biri i Allahut apo vetë Allahu apo i treti i të treve: Ati, biri dhe shpirti i shenjtë?! A mund ta pranojë logjika se Zoti përmblidhet në një mitër?! A mund ta pranojë logjika se Zoti ha, pi, udhëton me gomar, fle, urinon?! Si mund të kemi përafrim ndërmjet krishterimit të humbur i cili ka këtë lloj besimi në lidhje me Isain alejhi selam dhe ndërmjet Islamit i cili i jep Isait meritën dhe konsideratën që i takon, duke e cilësuar rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, madje nga më të përzgjedhurit e të dërguarve.
Në të njëjtën kohë si mund të kemi përafrim ndërmjet Sunive dhe shiave?! Ehlu Suneti të cilët e bartin me fisnikëri Kuranin dhe Sunetin e Profetit, të cilët Allahu i ka bërë sebeb për ruajtjen e fesë, të cilët kanë luftuar për lartësimin e islamit dhe kanë shkruar historinë e lavdishme të tij. Ndërsa shiat rafidij të cilët mallkojnë sahabët dhe shembin Islamin, sepse sahabët janë ata të cilët na e kanë përcjellur fenë me besnikëri, ndaj ofendimi i tyre është shkatërrim për fenë. Si mund të kemi përafrim ndërmjet Sunive dhe shiave përderisa këta të fundit ofendojnë tre halifet e drejtë?! Sikur ata të logjikonin do e kuptonin se kjo që ata bëjnë është ofendim për Profetin salallahu alejhi ue selem sepse Ebu Bekri dhe Umeri kanë lidhje martesore me Profetin salallahu alejhi ue selem dhe ishin dy përkrahësit e tij gjatë jetës, si dhe bashkëshoqëruesit e tij në varr- e kush mund të arrijë në këtë pozitë- ata luftuan përkrah Profetit salallahu alejhi ue selem në të gjitha luftërat, e gjithë kjo mjafton për të hedhur poshtë medhhebin e rafidive.
Uthmani radijallahu anhu u martua me dy nga vajzat e Profetit salallahu alejhi ue selem dhe Allahu nuk mund të zgjedhë për Profetin e Tij vecse shokët më të mirë?! Nëse do qëndronin akuzat e tyre si mund ta fshehte Profeti salallahu alejhi ue selem armiqësinë e këtyre treve ndaj Islamit dhe të mos ua tërhiqte vërejtjen njerëzve prej tyre ?!
Ofendimi i atyre treve në të vërtetë është ofendim dhe për Aliun radijallahu anhu sepse ai i dha besën në xhami për halife duke qenë dakort me pranim total, ai i dha vajzën e tij Umu Kulthumin Umerit radijallahu anhu për grua, i dha besatimin Uthmanit si halife me pranim dhe vullnet të lirë, madje ishte përkrahës i sinqertë i tyre, dashamirës këshillues besnik ndaj tyre.
Pra, a mund të pranohet që Aliu radijallahu anhu të lidhë krushqi me një kafir apo t`i japë besatimin një kafiri?! I lartësuar je o Allah, këto janë shpifje të qarta.
Mallkimi që ata i bëjnë Muauijes radijallahu anhu është ofendim për Hasenin radijallahu anhu i cili u dorëhoq nga halifati pë hir të Allahut për tia lënë atë Muauijes radijallahu anhu , veprimi i cili konkludoi i suksesshëm, sepse ndoqi porosinë e Profetit salallahu alejhi ue selem ?! Pra, a mund të pranohet që nipi i Profetit salallahu alejhi ue selem të dorëhiqet për t`i lënë vendin një kafiri që të sundojë muslimanët?! Si mund të mallkojnë Aishen radijallahu anha , nënën e besimtarëve, të cilën Allahu e ka emërtuar si të tillë në Kuran në ajetin : “Profeti është shumë i mëshirshëm me besimtarët, më shumë se ata me vetet e tyre, ndërsa bashkëshortete e tij konsiderohen nëna për besimtarët”.
Si mund të kemi përafrim ndërmjet Sunive dhe shiave, përderisa ata e konsiderojnë të pagabueshëm Homeinin, prijësin e humbjes, të cilin ata e pohojnë si zëvendës Mehdiun e trillimeve të tyre, i cili është fshehur në një shpellë në Samurra dhe që zëvendësi i tij ka të gjithë autoritetin si vetë ai, pra përderisa Mehdiu i tye është i pagabueshëm dhe zëvendësi i i tij, Homeini është i pagabueshëm. Rafidijtë me idenë e tyre të proteksionizmit nga fakihu, e kanë shembur medhhebin e tyre, sepse është traditë e së kotës që të rrënojë vetveten dhe të ketë kontradikta. Ehlu bejti i vërtetë janë të pastër nga këto pretendime. Argumentet që hedhin poshtë medhhebin e tyre janë të shumta si nga ana fetare dhe ajo logjike. U bëjmë thirrje që të hyjnë në Islam, ndërsa ne ehlu suneti nuk do afrohemi aspak me ta, as sa një qime, sepse ata janë më të dëmshëm për Islamin se vetë cifutëtë dhe të krishterët, nuk u zihet kurrë besë. Muslimanët duhet të qëndrojnë në gatishmëri prej tyre. Allahu thotë: “ Ata janë armiqtë e vërtetë, Allahu i vraftë, se si i largohen të vërtetës”. Prejardhja e rafidive buron tek Abdullah bin Sebe, cifuti, dhe tek Ebu Lulue, zjarrputisti persian.
Pra, o ju muslimanë patjetër muslimani duhet të dallohet me akiden e e tij, duke dashur atë që do Allahu dhe duke urryer atë që Allahu urren. Muslimanët duhet të përkrahin njëri tjetrin duke qenë si një dorë të vetme kundra armiqve të cilët janë të tubuar me armiqësi ndaj muslimanëve, për shkak të fesë dhe akides së tzre kafire, si në kohët e hershme dhe të tanishme. Allahu ka thënë: Kurrsesi nuk do të jenë të kënaqur prej teje cifutët dhe të krishterët, derisa të pasosh fenë e tyre.
Ata, shtetin cionist e mbollën në Palestinë me qëllimin e vetëm për të luftuar Islamin dhe për të trazuar rajonin. Nga pasojat e dëmshme të kolonializimit të tzre në botën islame, janë sëmundje shoqërore që cënojnë besimin dhe moralin shoqëror, të cilat edhe sot e kësaj vuajnë muslimanët prej tyre. Nga pasojat më të dëmshme ishte eleminimi i gjykatave islame në botën islame duke I zëvendësuar ato me ligjet e shpikura të mangëta njerëzore. Kjo mbretëri (Arabia Saudite) -falënderimi I takon Allahut- vazhdon të ruajë gjykatat islame të cilat gjykojnë me sheriatin e Allahut dhe bartin flamurin e teuhidit.
Në kohët e fundit, cifutët dhe të krishterët, sajojnë dhe krijojnë probleme në rajon duke kërkuar justifikime për prezencën e tyre ushtarake. Si pasojë e kësaj ndodhën një seri përmbysjesh ushtarake me të cilat u sprovua rajoni, nën emërtimin e partive të ndryshme apo rrymave kafire si psh rizgjimi(ateizmi komunist), nacionalizmi, socializmi, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me islamin, si psh Sadam Husejni, të cilat e luftuan Islamin dhe diturinë, përdorën larjet e hesapeve me eleminimeve fizike, I heshtën zërate së vërtetës dhe I detyruan intelektualët që të emigrojnë në perëndim.
Në këtë mënyrë, u dobësuan shtetet që u goditën nga këto lëvizje dhe përmbysje, sa herë që vinte një grup pas atij të mëparshmit, e mallkonte paraardhësin.. Akoma dhe sot e kësaj dite, në dikë nga vendet arabe namazi me xhemat konsiderohet krim për të cilin dënohesh, la haule ue la ku-uete il-la bil-lah, duke mos lënë vend për vullnet dhe fisnikëri. Pas parapërgatitjes nëpërmjet këtyre shkaqeve, iu mundësua shteteve të mëdha që të krijojnë ngjarje fasadë për të justifikuar ndërhyrjet ushtarake, pasiqë kishin hyrë ekonomikisht. Tashmë janë mëse të qarta qëllimet e shteteve të ndryshme kundra interesit të qëndrueshmërisë së rajonit dhe tendenca për ti ndarë në shtete të vogla që luftohen mes tyre. Kjo armiqësi është me motiv fetar, prandaj armiqësia e shtetev të mëdha është akoma më e madhe dhe më e ashpër kundra shtetit të dy xhamive të shenjta, sepse është kalaja e fortifikuar e Islamit. Në këtë mënyrë janë qartësisht të dukshme qëllimet dashakeqe të Amerikës dhe Britanisë apo kush qarkullon në orbitën e tyre, për të dëmtuar këtë vend. Të gjitha shtetet kafire, madje dhe ato shtete që e konsiderojnë veten armike të shteteve të mëdha, të gjithë janë kundra Islamit dhe muslimanëve, ndaj nuk i zihet besë asnjërës prej tyre, sepse ato kërkojnë ta kërcënojnë atë në institucionet më jetike apo në integritetin territorial. Le ta dijë mirë Amerika se muslimanët kudo qofshin, në lindje apo perëndim, janë të solidarizuar me shtetin e dy xhamive të shenjta- Allahu e forcoftë- sepse kjo mbretëri është kalaja e fundit e Islamit. Këto qëllime dashakeqe nga këto shtete të mëdha, kanë si objektiv gjashtë gjëra:
1) Garantimi i qëndrueshmërisë së shtetit cionist.
2) Ndërtimi i tempullit të Sulejmanit.
3) Ruajtja e epërsisë ushtarake të shtetit cifut ndaj shteteve të rajonit.
4) Posesimi I pasurive të rajonit, duke mos u lënë banorëve vendas asgjë përvecse kafshatën e bukës.
5) Eleminimi i thirrjes Islame.
6) Thirrja në cdo parim të kundërt me Islamin, shembja e cdo morali fisnik dhe lënia e shteteve të rajonit në konflikte të vazhdueshme.
O ju muslimanë!Keni shembullin më të mirë me Turqinë, e cila gjykoi me laicizëm që kur u shfaq I mallkuari Kemal Ataturk, i cili ua imponoi kufrin dhe sundimtarët e atij vendi e braktisën islamin, e luftuan në cdo detaj dhe vazhdojnë në këtë1,madje kanë lidhur marrëveshje ushtarake me cifutët por megjithatë ata nuk janë të kënaqur me të përvecse nëse shndërrohet në shërbëtor të bindur, asgjë më shumë. Për këtë arsye ata nuk e pranojnë në asnjë aleancë apo union, për “mëkatin” e saj të vetëm, për faktin që ajo ishte flamurtarja e Islamit dhe mbrojtësja e tij në shekujt e kaluar. Sadoqë ju të hiqni dorë nga feja juaj , ata kurrsesi nuk do jenë të kënaqur me ju. Prandaj mbroni të drejtat tuaja dhe mbroni fenë tuaj, sepse armiqësia është fetare, o ju muslimanë. Kemi shembull Irakun, pse mbahet i rrethuar ai popull për gjashtë vite me radhë, cfarë mëkati kanë bërë ata?! Asgjë tjetër përvecse faktit që ata janë muslimanë. Sadami dhe partia e tij nuk do dëmtohen aspak nga ky vendim aspak, por dëmtohet populli. Ata pretendojnë se Iraku nuk ka përmbushur një nga vendimet e OKB-së, ndërkohë që armiku cionist nuk i është përmbajtur 60 vendimeve, madje qeveria e tyre nuk e ka nënshkruar traktatin e ndalimit të armëve bërthamore në rajonin e Lindjes së Mesme, në rajonin i cili vlon nga vullkanet dhe fitnet dhe që nuk i shkon aspak për shtat të ekzistojnë në të armë të shkatërrimit në masë. Këshilla ime për Amerikën është që të mos ndërhyjë në cështjet e rajonit sepse vetë shtetet e këtij rajoni-me në krye mbretërinë e Arabisë Saudite- janë përgjegjësit e vetëm për këtë rajon.

Amerika mos të mashtrohet me forcën e saj sepse Allahu ka vendosur ligje dhe tradita, ku një nga këto tradita është se forca e përdorur në mënyrë të padrejtë dhe të shfrenuar është e barabartë me shkatërrimin e një shteti, shkatërrimi i cili i vjen nga Zoti i botërave. Teknologjia nuk është gjithcka, përkundrazi përfundimi ka të bëjë me besimin. Siguria dhe rendi i rajonit është e drejtë e shteteve të këtij rajoni dhe cdo crregullim dhe problem këtij rajoni, në të vërtetë i vjen nga shtetet e mëdha të cilat sajojnë ngjarje dhe bëhen prezente sa herë që ndodh dicka me pretendimin se ata vijnë për të stabilizuar situatën apo për të shmangur rrezikun e pretenduar, e si mund të jetë ujku mbikqyrës besnik për bagëtitë?! Armiqësia është fetare o robër të Allahut dhe Amerika nuk merr vetë dot asnjë vendim por udhëhiqet e nënshtruar dhe përulur nga cifutët. Muslimanët nuk e pranojnë prezencën e saj ushtarake apo të cfarëdo shteti tjetër kafir sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “ Të mos ngelen në Gadishullin Arabik dy fe” , si dhe porosia e fundit e Profetit salallahu alejhi ue selem ishte: “Dëbojini cifutët dhe të krishterët nga Gadishulli Arabik”. O ju muslimanë ka rënë për ju sirena e alarmit, ndaj pendohuni tek Allahu, sepse cdo bela që zbret është për shkak të mëkatit dhe largimi i asaj belaje bëhet me pendim.

O ti që mëkaton nëpërmjet pirjes së alkolit, pendohu tek Allahu sepse në këtë mënyrë kontribuon në përmirësimin e shoqërisë tënde.
O ti që mëkaton nëpërmjet imoralitetit!
O ti që mëkaton nëpërmjet homoseksualitetit, pendohu tek Allahu.
O ti që mëkaton nëpërmjet konsumimit të drogërave,pendohu tek Zoti yt sepse së shpejti tek Ai do kthehesh.
O ti që mëkaton nëpërmjet lënies së namazit, pendohu tek Allahu.
O ti që mëkaton nëpërmjet padrejtësisë që i bën muslimanit në pasuri apo nder, pendohu tek Zoti yt.
Pastrojini pasuritë tuaja nga kamata sepse është nga shkaqet e luftërave dhe shkatërrimit.
Pastrojini pasuritë tuaja nga marrëdhëniet tregtare që nuk përputhen me sheriatin, kryejini transaksionet tuaja në ato banka që i përmbahen dispozitave të Islamit.
Thërrisni tek Allahu dhe përkraheni thirrjen tek Allahu. Mësojini muslimanët, përkushtohuni ndaj metodave të arsimimimit në mjedisin e shteteve të botës Islame. Thirrja tek Allahu është obligimi i cdo muslimani, por orientimi i kësaj thirrjeje duhet të bëhet nga dijetarë të besueshëm në akiden e tyre, në diturinë e tyre, në qëndrueshmërinë e tyre, ata të cilët janë pikë referimi për fetva dhe cështje të cilat muslimanët kanë nevojë që të njohin gjykimin e Islamit në përputhje me Librin e Allahut dhe Sunetit të Profetit salallahu alejhi ue selem . Distancohuni nga përcarjet partiake dhe sektare, distancohuni nga tekat konfliktuese.
Ruajuni nga dënimi i Allahut.
Përktheu: Shuajb Rexha

Loading...