Ibnul Kajim – meditime

June 8, 2017

Ibnul Kajjim, meditime …

“Allahu i Madhëruar e ka lidhur suksesin (shpëtimin) e atyre që falin namaz me frikë-respektin tek Ai (sh.p. “Kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët namazin e tyre e falin me frikë-respekt.” Muminun: 1-2)”

(Çfarë do të mendoje nëse dikush do të sillte si dhuratë një kafshë të ngordhur?!! Do ta konsideroje patjetër si tallje dhe ofendim. Si atëherë ia dhuron Allahut një namaz pa shpirt, pa frikë-respekt ku zemra nuk është prezente?!)

Edhe nëse dikush mendon se ka frikë-respekt në namazin e tij, qëndron para Allahut me përvuajtje dhe i nënshtruar, ai duhet ta fshehë këtë gjë prej njerëzve në mënyrë që ata të mos e shohin këtë gjë dhe pastaj të fillojë t’i pëlqejë që ata ta shikojnë në këtë gjendje. E kështu i prishet zemra, koha dhe gjendja e tij me Allahun e Lartësuar. Sa prej njerëzve janë penguar kur arritën këtë gradë! I ruajtur është ai që e ruan Allahu.

Sa e dobishme është për të sinqertin të ndiej nevojën e madhe që ka për Allahun, varfërinë e tij dhe nënshtrimin e plotë? Të kuptojë se s’është asgjë dhe se ai akoma nuk e ka të plotë e të saktë islamin e tij, si mund të pretendojë se ka arritur shkallën e nderit në të?!
Shejhul Islam kur e lavdëronin në fytyrë thoshte: Unë vazhdimisht e rinovoj Islamin tim në çdo kohë dhe akoma nuk jam bërë musliman ashtu siç duhet. Dhe shpesh thoshte: Unë s’kam asgjë. Nuk është prej meje asgjë. S’ka tek unë asgjë.

Marrë nga libri “Medarixhus salikin” (me pak përshtatje) fq. 372- 374.

Dosje:

Loading...