Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm?Shkaku i dhjetë

Cilat janë shkaqet që e ndihmojnë njeriun të jetë më i durueshëm kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë njerëzit? – Shkaku i dhjetë

Dijetari i mirënjohur, shejhul islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) ka përmbledhur një sërë shkaqesh, të cilat nëse muslimani i zbaton, do ta ketë më të lehtë që të jetë i durueshëm kundrejt shqetësimeve apo dëmtimeve që me dashje apo pa dashje i shkaktojnë njerëzit.

Ndër ato shkaqe, përmendim:

Shkaku i dhjetë: ‘Durimi është gjysma e besimit.’

Siç dihet, ‘durimi’ gjatë vështirësive dhe sprovave është gjysma e besimit (ndërsa gjysma tjetër është falënderimi për mirësitë e panumërta).

Në çdo moment të jetës së tij, njeriu është duke përjetuar njërën nga këto dy gjendje:

a. Ai ose është në një gjendje në të cilën ndjen lodhje, vështirësi, sëmundje dhe mundim, e në të tilla momente ka nevojë të pajiset me virtytin e durimit, pra të duroj për hir të Zotit të Madhëruar duke llogaritur shpërblimin e durimit tek Ai.

b. Ose është duke përjetuar një gjendje të mirë e të rehatshme, ku gëzon siguri, lumturi, shëndet e furnizim të bollshëm, e kjo gjendje është mirësi e cila ka nevojë për falënderim ndaj Zotit të Madhëruar.

Duke u nisur nga kjo, është thënë se durimi është gjysma e besimit.

Besimtari nuk pranon ta rrezikoj gjysmën e besimit të tij duke u treguar i paduruar dhe duke dashur të hakmerret ndaj atyre që kanë gabuar kundrejt tij.

Nëse ai bën durim dhe e frenon zemërimin, ai e ka mbrojtur në këtë mënyrë besimin e tij. E duke vepruan në këtë mënyrë, ai ka merituar mbrojtjen e Allahut të Madhëruar, i Cili thotë:

إِنَّ اللَّهَ يُدَافِعُ عَنِ الَّذِينَ آَمَنُوا

“S’ka dyshim që Allahu u del në mbrojtje atyre që besuan.” El Haxhxh, 38

vijon…

Shkaqet që e bëjnë njeriun të jetë i durueshëm
kundrejt shqetësimeve që i shkaktojnë të tjerët

Tekijudin Ahmed Ibën Tejmije
661 – 728 h

Përshtati në gjuhën shqipe: Edmond Ajdini