“Ju keshilloj për devotshmëri ndaj Allahut”

December 7, 2015

“Ju keshilloj per devotshmeri ndaj Allahut”

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha (Allahu e ruajttë!):

– “Ju keshilloj per devotshmeri ndaj Allahut”, sepse devotshmeria ndaj Allahut eshte pajisja me e mire.

Allahu Madhëruar thotë: “Pajisuni me gjerat qe ju nevojiten per rruge dhe dijeni se pajisja me e mire eshte devotshneria”. El-Bekare, 197

– “Ju keshilloj per devotshmeri ndaj Allahut”, sepse devotshneria ndaj Allahut eshte petku me i mire.

Allahu Madhëruar thotë: “por petku i devotshmerise eshte me i miri”. El-Earaf, 26

– “Ju keshilloj per devotshmeri ndaj Allahut, sepse devotshmeria te ben njeriun me te nderuar tek Allahu.

Allahu Madhëruar thotë: “Me i nderuari prej jush tek Allahu eshte ai qe i frikesohet me shume Atij”. El-Huxhurat, 13

– “Ju keshilloj per devotshmeri ndaj Allahut “, sepse ajo te gjene rrugedalje nga cdo veshtiresi.

Allahu Madhëruar thotë: “Atij qe i frikesohet Allahut, Ai do t’i gjeje rrugedalje dhe do ta furnizoje prej nga nuk e pret”. Et-Talak, 2-3

– “Ju keshilloj per devotshmeri ndaj Allahut, sepse Allahu nuk i pranon veprat e mira vecse nga te devotshmit.

Allahu Madhëruar thotë: “Allahu nuk pranon vetem prej te devotshmeve”. El-Maide, 27

– “Ju keshilloj per devotshmeri ndaj Allahut, sepse ajo te ndalon nga mekatet.

Allahu Madhëruar thotë: “Ata qe i frikesohen Allahut, kur u vjen ndonje mendim i lig nga shejtani, i kujtojne (urdhrat e Tij), dhe atehere shohin (rrugen e drejtë)”. El-Earaf, 201

– “Ju keshilloj per devotshmeri ndaj Allahut “, sepse ti me te shpeton mbi Sirat (Uren) diten e Kijametit. E ku e di ti se cfare eshte Sirati?

Allahu Madhëruar thotë: “Pastaj do t’i shpetojme ata qe kane qene besimtare dhe do t’i leme keqberesit te gjunjezuar ne te”. Merjem, 72

– “Ju keshilloj per devotshmeri ndaj Allahut “, sepse me te do jetojme ne xhenet.

Allahu Madhëruar thotë: “Vërtet te devotshmit do te jene ne kopshtet e xhenetit, ku rrjedhin lumenj”. El-Kamer, 54

I Madhëruari thotë: “ Vertet per te devotshmit eshte pergatitur e mira (xheneti)“. En-Nebe, 31

I Madhëruari thotë: “ Padyshim, te devotshmit do te jene ne xhenete dhe burime”. Edh-Dharijat, 15

Po ashtu i Madhëruari thotë: “Vertet te devotshmit do te jene ne kopshtet e xhenetit dhe ne lumturi”. Et-Tur, 17

– “Ju keshilloj per devotshmeri ndaj Allahut “, sepse ajo eshte porosia e Allahut per roberit e Tij, te paret dhe te fundit.

Allahu Madhëruar thotë: “Ne i kemi porositur ata qe u eshte dhene Libri para jush dhe juve: “Frikesojuni Allahut!”. En-Nisa, 131

“El-Akideh Evvelen” vell. 2

 

Loading...