Ju këshilloj për devotshmëri ndaj Allahut dhe dëgjim e bindje ndaj prijësit

November 10, 2014

Shejh Salih el Feuzani (Allahu e ruajttë!): Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Ju këshilloj për devotshmëri ndaj Allahut.” Kjo është gjëja e parë. E ajo është të punuarit në bindjen ndaj Tij dhe largimi nga të bërit mëkat, të bësh të lejuar atë që Allahu e ka lejuar dhe të bësh të ndaluar (haram) atë që Allahu e ka ndaluar.

Ju këshilloj për devotshmëri ndaj Allahut dhe për dëgjim e bindje.” Kjo është këshilla e dytë.

Dëgjim dhe bindje dhe nëse ai që të urdhëron është rob.”

Dëgjim dhe bindje ndaj prijësit musliman kushdo qoftë ai. Nuk shihet te personi por shihet në pozitën e tij, ngase ai është prijësi i besimtarëve dhe komandati (udhëheqësi) i tyre. E assesi nuk plotësohet kjo vetëm se me dëgjim dhe bindje, duke mos u ngritur kundër tij dhe duke mos e kundërshtuar, derisa ai nuk urdhëron gjëra të ndaluara.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush i bindet prijësit ai më është bindur mua dhe kush e kundërshton atë ai më ka kundërshtuar mua.

Dëgjim dhe bindje dhe nëse ai që të urdhëron është rob. Ngase ai që do jetojë prej jush (do jetojë gjatë) ka për të parë kundërshtime të shumta” mes njerëzve. Kundërshtim në umet që shihen në çështje të besimit. Pra, ka për të ndodhur kundërshtime në këtë umet.

Ai që do jetojë prej jush (do jetojë gjatë) ka për të parë kundërshtime të shumta.” Çfarë na del ne për detyrë në raste kundërshtimesh?

(Na del si detyrë) Të kapemi fort pas Sunetit të të Dërguarit të Allahut — sal-lAllahu alejhi ue sle-lem. Prandaj dhe tha: “Ju këshilloj të kapeni fort pas sunetit tim.” Është ai Sunet që na la i Dërguari i Allahut — sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –, i cili vjen pas Kuranit të Ndershëm.

“Ju këshilloj për devotshmëri ndaj Allahut dhe dëgjim dhe bindje (ndaj prijësit) dhe nëse ai që të urdhëron është rob. Ngase ai që do jetojë prej jush, ka për të parë kundërshtime të shumta. Ju këshilloj të kapeni fort tek Suneti im.” Kapuni fort në të.

Kushdo që kapet te Suneti ai ka shpëtuar nga kundërshtimet, e kush e lë Sunetin ai bie në kundërshtime. Asgjë nuk të mbron nga kundërshtimet vetëm se të kapurit fort për Kuran dhe Sunet.

Ju këshilloj për sunetin tim” d.m.th. kapuni fort te ai.

Siç ka thënë — sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Unë po ju lë dy gjëra, që nëse kapeni fort pas tyre nuk keni për të humbur pas meje. Ato janë Libri i Allahut dhe Suneti im.

Po ashtu ai — sal-lAllahu alejhi ue sel-lem — ka thënë: “Ju kam lënë në një bardhësi[1], nata e së cilës është njësoj si dita. Nuk humbet (devijon) nga kjo vetëm se i shkatërruari.

Gjithashtu dhe kapja fort te Suneti i khalifëve të drejtë. Ngase ata na sqarojnë neve Sunetin e të Dërguarit të Allahut — sal-lAllahu alejhi ue sel-lem — me fjalë dhe vepër. Suneti i tyre është prej Sunetit të Dërguarit — sal-lAllahu alejhi ues el-lem.

Khalifët e drejtë janë katër: Ebu Bekër es Sidik, Umer el Faruku, Uthman Dhun-nurajn dhe Ali ibën Ebi Talib, djali i xhaxhait të Profetit — sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Këta janë ‘el khulefau er rashidun’.

Kapuni fort pas tyre me dhëmballë.”

Më pas tërhoqi vërejtjen dhe paralajmëroi prej bidateve dhe shpikjeve duke thënë: “Kini kujdes nga çështjet e shpikura, sepse çdo bidat (gjë e shpikur) është humbje, dhe çdo bidat e ka vendin në zjarr.” Çdo bidat është humbje.

Çfarë është bidati? Bidat është çdo gjë që është futur (shpikur) në fe dhe nuk është prej saj. Çdo bidat është humbje.

Në këtë ka dhe kundërshtim ndaj atyre që e ndajnë bidatin në të mirë dhe të keq. Nuk ka bidat të mirë apo të keq, por i gjithë bidati është i keq. Bazuar në fjalën e Profetit — sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Me të vërtetë çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje.”

Pastaj na sqaroi përfundimin e tij (bidatit) e tha: “e çdo bidat e ka vendin në zjarr.” Kështu na ka këshilluar i Dërguari iAllahut — sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

E në krye është të kapurit fort pas Kuranit të Ndershëm. Kurani është baza e këtij (sheriati) legjislacioni, kurse Suneti është komentuesi dhe sqaruesi i Kuranit. E assesi nuk mundemi të punojmë me Kuran dhe të kapemi fort në të, vetëm nëse e mësojmë dhe e marrim atë nga poseduesit e tij në formën e saktë. Kjo është ajo që kanë trashëguar muslimanët në çdo kohë, duke i dhënë rëndësi të madhe mësimit të Kuranit dhe duke ua mësuar atë (Kuranin) atyre që vijnë më pas. Në këtë formë ata e trashëgojnë Librin e Allahut duke e mësuar dhe punuar me të, duke e memorizuar dhe lexuar. Përherë kështu është lidhja jonë me Kuranin e Ndershëm.

Shkëputur nga një prej ligjëratave të shejhut.

Përktheu: Unejs Sheme

 

[1] Shën. red.: “Në një rrugë të qartë”, siç e ka shpjeguar Munauij në ‘Fejdul kadir sherh el xhamius saghir’

Loading...