A ka gjynah në vendosjen e kamerave brenda xhamisë?

Pyetje: A ka gjynah në vendosjen e kamerave brenda xhamisë në mënyrë që të filmohet çdo gjë brenda saj?

Përgjigje: Kjo gjë është e lidhur me përfitimin. Nëse ka përfitim prej këtij veprimi nuk ka problem në të. Në origjinë duhet që namazi të jetë i lehtë dhe të mos ketë gjëra të tilla në xhami, por nëse nevoja e kërkon një gjë të tillë kjo është diçka që kthehet tek vlerësimi i imamit. Çështja mbetet në vlerësimin e imamit.

Allahu e di më mirë!

Shejh Mesh’hur Hasen – Allahu e ruajtë.