A ka mundësi në islam që t’u paraprish njerëzve me një vepër të mirë?
Po, si rasti i atij që bën një vepër të mirë prej adhurimeve të sakta të islamit, dhe ata që e shohin e ndjekin duke vepruar të njëjtën gjë.
Allahu i Lartësuar thotë: “(O Zot!) Na bëj prijës të mutekinëve (të të përkushtuarve në besimin e pastër islam).” |Surja Furkan: 74| Pra, na bëj shembull që ndiqet në vepra të mira.
Profeti, Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ka thënë: “Kush u paraprin njerëzve me një vepër të mirë (vepër prej veprave të fesë dhe jo shpikje e re), ka shpërblimin e asaj vepre dhe shpërblimin e atyre që e veprojnë atë duke ndjekur shembullin e tij (u shkruhet shpërblimi, por atij që dha shembullin i shkruhet edhe shpërblimi i gjithë të tjerëve).” Trasmeton Muslimi.
Marrë nga libri: “Besimi i çdo muslimani”.
Autori: Muhamed Xhemil Zejno
Përktheu: Anis Agovi
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve