A ka përmendur Kurani diçka në lidhje me planetet që gjenden në univers?

March 8, 2017

Tahir ibn Ashur, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Planetet (që përmenden në Kuran) janë trupat qiellorë të cilët ndriçojnë gjatë natës, dhe këtu nuk kemi për qëllim diellin dhe hënën. Ndryshe ata quhen yje dhe ndahen në disa kategori: Ka prej yjeve që janë të mëdhenj, ka prej tyre që janë më të vegjël, ka prej tyre që lëvizin, ka prej tyre që janë të palëvizshëm, e një pjesë rrotullohen rreth diellit.

“Tahrir Teniir” 10/23.

Në shpjegimin e ajetit ku Allahu i Lartësuar thotë: “Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen! Që udhëtojnë e fshihen.” |Tekuir: 15-16|

Seadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Është betuar Allahu në yjet që janë zbrapsur ndryshe nga të tjerët për nga lindja, e ato janë shtatë yjet lëvizëse: dielli, hëna, Venusi, Jupiteri, Marsi, Saturni, Mërkuri. “Tejsir Kerim Rrahman” 912.

Përktheu: Ylli Rama

Loading...