Pyetja e tetë nga fetvatë me nr. (7804).
Pyetje: Ka raste kur frikësohem nga sëmundja, si duhet të veproj në këto rrethana?
Përgjigje: Ki besim tek Allahu, mbështetu tek Ai dhe kërkoi falje dhe shëndet Atij si në dunja ashtu dhe në ahiret. Përgatitu me punë të mira për ahiretin tënd, qëndro larg shkaqeve që sjellin sëmundjet, kontakto me mjekët në spitalet shtetërore ose në klinikat private dhe pyeti ata për çdo çështje që të intereson. Tek Allahu kërkojmë ndihmë!
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:
Abdul Aziz bin Abdullah bin baz
Abdulla bin Gudejan
Abdullah bin Ku’uud
Dhe Abdu Err-rrezak Afifi.
Përktheu: Muhamed Estrefi
Të Ngjashme
- Veprim që Mund ta Bëjë Abdesin Tënd të Pavlefshëm! Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Mashtrimet e Iblisit përmes shpresave të rreme e të tejzgjatura Udha e Besimtarëve
- Kuptimi i Sinqeriteti te Selefët Dr. Behar Hyseni
- Kremtimi i Mevludit: Mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (Kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit të Profetit ﷺ) Dr. Fatmir Strumi