Karantina – Koha për meditim!

March 26, 2020

Karantina… koha kur njeriu duhet të meditojë rreth mirësive të Zotit! A e mësuat përse lahen muslimanët?

A e mësuat pse muslimanët pastrohen me ujë?

A e mësuat pse muslimanët marrin abdes për çdo namaz në kohë të ndryshme?

A e mësuat pse muslimanët i lajnë duart para dhe pas ngrënies?

A e mësuat pse muslimanët i kushtojnë rëndësi fikhut; të abdesit, të pastrimit, të larjes dhe dispozitave që kanë të bëjnë me çështjet e gruas (menstruacionet dhe lehonia)?

A e mësuat pse muslimani e mbulon fytyrën kur teshtin dhe gojën (me dorë) kur i hapet goja?

A e mësuat pse i Dërguari ynë (sal-lAllahu alejhi ue selem) na ka urdhëruar t’i mbulojmë enët dhe ibrigat me ujë për çdo natë?

A e mësuat pse Allahu i ka ndaluar të këqijat prej ushqimeve dhe pijeve?

A e mësuat pse Allahu e ka ndaluar ngrënien e mishit të derrit, qenit, maces dhe miut?

A e mësuat pse Allahu i ka ndaluar lëndët narkotike, alkoolin dhe çdo pije dehëse?

A e mësuat pse muslimanët adhurojnë një Zot të Vetëm dhe i luten Atij për çdo nevojë (në rehati dhe në vështirësi)?

A e mësuat se feja jonë Islame është feja e njësimit të Allahut dhe e pastërtisë?

Atëherë o njerëz: “E cilën mirësi të Zotit tuaj po e mohoni?!” (Er-Rrahman)

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar për mirësinë e udhëzimit në Islam!

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...