✍ Ibën Kajimi duke folur për ata që kanë shpresa të gjata dhe që i japin përparësi së tashmes mbi të ardhmen, thotë:
📜 Njerëzit që e përjetojnë këtë gjendje janë të ndryshëm dhe ndahen në disa kategori:
1 – Disa prej tyre luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, përpiqen ta zhdukin atë që solli i dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe t’i devijojnë njerëzit nga rruga e drejtë, duke u përpjekur me të gjitha forcat që ta shtrembërojnë atë dhe t’i largojnë njerëzit prej saj.
2 – Disa të tjerë e injorojnë tërësisht mesazhin e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe janë të zhytur tërësisht në epshet e tyre dhe në çështjet e kësaj bote.
3 – Disa të tjerë janë hipokritë me dy fytyra, të cilët hanë dhe përfitojnë edhe nga kufri edhe nga Islami.
4 – Disa të tjerë janë të pabesë dhe të pamatur që shpenzojnë jetën e tyre në argëtim, kënaqësi dhe lojëra të kota.
5 – Disa të tjerë kur këshillohen, thonë: “Ah sa shumë dëshiroj të pendohem por më është bërë e pamundur, nuk kam më shpresë për t’u penduar.”
6 – Disa të tjerë thonë: “Allahu nuk ka nevojë për faljen dhe agjërimin tim dhe unë nuk shpëtoj me veprat e mia, por Allahu është Falës dhe Mëshirues.”
7 – Disa të tjerë thonë: “Lënia e mëkateve është një nënvlerësim i faljes dhe i mëshirës së Allahut”, duke thënë: “Bëj sa më shumë mëkate që mundesh sepse do të shkosh te një Bujar i madh.”
8 – Disa prej tyre thonë: “Çfarë vlere ka bindja ime përballë mëkateve të shumta që kam bërë? Nuk i bën dobi atij që është mbytur nëse shpëton vetëm gishtin, ndërkohë që turpi i tij mbetet në ujë?”
9 – Disa të tjerë thonë: “Do të pendohem më vonë, dhe kur të vijë momenti i vdekjes dhe ajo të më afrohet atëherë do të pendohem dhe pendimi im do të pranohet.”
🔸 E shumë shprehje të tjera që dalin prej këtyre njerëzve të mashtruar të cilët i kanë robëruar mendjet para epsheve të tyre.
🔸 Ata nuk e përdorin logjikën për asgjë tjetër përveç se për të gjetur mënyra të sofistikuara për të plotësuar dëshirat e tyre.
🔸 Mendja e tyre me shejtanin është si gjendja e një robi në duart e jobesimtarit i cili e përdor për të kryer punë të ulëta, si; ruajtjen e derrave, shtrydhjen e verës dhe mbajtjen e kryqit.
Në këtë mënyrë, nënshtrimi i mendjes së tyre dhe dorëzimi i saj në duart e armiqve, tek Allahu është si dikush që ka nënshtruar një musliman dhe e ka shitur tek jobesimtarët, duke e dorëzuar dhe duke e lënë atë të robëruar në duart e tyre.
📚 Referenca: “Uddetu sabirin ue dhehiratu shakirin”, fq. 40.
Dosje: bota tjeter