Katër hadithe që duhen praktikuar!

March 5, 2021

Trasmetohet nga Ebu  Daudi se ka thënë:
“Kam shkruar 500.000 hadithe të Profetit ﷺ dhe kam përzgjedhur prej tyre 4.108 dhe i kam përfshirë në këtë libër (Sunenin e Ebu Daudit). I mjaftojnë njeriut (t’i zbatojë siç duhet) në fenë e tij katër hadithe prej tyre:

1) Fjala e tij ﷺ: “Veprat vlerësohen sipas qëllimit.”

2) Fjala e tij ﷺ: “Prej Islamit të mirë të njeriut është të mos merret me çfarë nuk i takon.”

3) Fjala e tij ﷺ: “Nuk është besimtari besimtar derisa të dojë për vëllain e tij atë që do për veten e tij.”

4) Fjala e tij ﷺ: “Hallalli është i qartë dhe harami është i qartë.”

Et-Temhijd i Ibn Abul Ber 9/201.

Anis Agovi

Loading...