Kënaqësia më e madhe e banorëve të Xhenetit

September 7, 2025

Imam Ibn Kajim el Xheuzije (v. 751 H) përshkruan kënaqësitë e banorëve të Xhenetit, duke thënë:

Xheneti nuk është emër thjesht për pemët dhe frutat, ushqimin dhe pijet, hyrijet, lumenjtë, pallatet …

Shumica e njerëzve gabojnë në kuptimin e fjalës “Xhenet”, sepse në të vërtetë Xheneti është emër për vendin e begatisë absolute dhe të përsosur.

Nga begatitë më madhështore të Xhenetit është kënaqësia që besimtarët përjetojnë kur shikojnë Fytyrën e Allahut dhe kur dëgjojnë fjalët e Tij.

Gëzimi i tyre madhor është të qënurit afër Allahut dhe që Allahu është i kënaqur me ta.

Ndaj nuk ka kurrfarë krahasimi mes kënaqësisë së ushqimeve, pijeve, veshjeve dhe bukurive të tjera që gjenden në Xhenet me kënaqësinë e përjetshme të afërsisë ndaj Allahut dhe kënaqësisë së Tij.

Madje më e pakta nga kënaqësia e Tij është më e madhe se komplet Xheneti dhe gjithçka që gjendet në të, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

{وَرِضۡوَٰنٞ مِّنَ ٱللَّهِ أَكۡبَرُۚ}

“… kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh.”

Allahu e ka përmendur atë në mënyrë të pakufizuar në një kontekst pohimi, që do të thotë: çfarëdo qoftë kënaqësia e Tij ndaj robit të Tij, ajo është më e madhe se Xheneti.

Në hadithin e saktë rreth shikimit të Allahut, Profeti ﷺ ka thënë:

“Pasha Allahun, nuk u ka dhënë Allahu atyre ndonjë gjë më të dashur për ta sesa shikimi në Fytyrën e Tij.”

Transmeton Muslimi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.

 

Marrë nga libri: “Medarixh es salikin” 2/329.

Përktheu: Dr. Fatmir Strumi

Dosje:

Loading...