Nuk ka dyshim se kur Kurani këndohet nga dikush që ka zë të bukur, ai ndikon në zemrën e muslimanit. Profeti sal lall llahu alejhi ue sel lem u ndikua nga këndimi i Kuranit nga të tjerët. Kjo nuk do të thotë se ai që ndikon tek muslimani është zëri (i bukur), por ai që ndikon është Kurani që këndohet me atë zë. Disa njerëz mund të kenë problem në kuptimin e kësaj çështjeje dhe thonë: Nëse njeriu ndikohet nga Kurani, përse nuk ndikohemi prej tij kur e këndon filani, zëri i të cilit është pak më i dobët (në bukuri) se zëri i këtij tjetrit?!
Ndikimi vjen nga zëri apo nga Kurani?
Themi: Ndikimi vjen prej Kuranit të kënduar me zë të bukur. Argument për këtë është: Nëse po ky njeri që ka zë të bukur këndon diçka tjetër veç Kuranit, nuk do të kishte ndikim ashtu siç ndikon kur lexon Kuran. Për këtë arsye ka ardhur urdhri për zbukurimin e zërit (në disa hadithe): “Zbukurojeni Kuranin me zërat tuaj (bëjeni atë më të bukur duke e kënduar bukur).”
“Nuk është prej nesh ai që nuk e zbukuron zërin e tij gjatë këndimit të Kuranit.”
Prandaj ndikimi vjen prej Kuranit të kënduar me zë të bukur.”
Shejh Abdulkerim ibën Abdullah el Hudajr, Allahu e ruajt, anëtar i Këshillit të dijetarëve të mëdhenj dhe i Asamblesë së përhershme të fetvave.
Përktheu: Emin Bilali
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen