Këshilla dhe dobi të përftuara nga surja “El-Kehf”.
Allahu i Madhëruar thotë: “Derisa kur arriti në mes dy malesh, gjeti rrëzë tyre një popull i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë gjuhë. Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?” El-Kehf: 93-94.
- Kur të shohësh ndonjë të keqe apo diçka të kotë, apo shthurje (prishje në Tokë), kryeje obligimin tënd duke këshilluar.
“Ata thanë: O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë.” El-Kehf: 94.
- Njihe (kije ndërmend) përherë mirësinë e Allahut të Lartësuar ndaj teje sado që të arrijë krenaria jote, pasuria dhe përpjekja jote.
“Ai tha: Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im është më e mirë.” El-Kehf: 95.
- Çështjet madhore përballohen duke bashkëpunuar njerëzit me njëri-tjetrin. Njëri (kontribuon) duke dhënë mendimin e tij, tjetri me pasurinë e tij, e tjetri me përpjekjen (duke dhënë mundin) e tij.
“… por më ndihmoni mua me krahë! Do të ndërtoj një pendë midis jush e atyre. Më sillni blloqe hekuri!” Dhe kur ai i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: “Fryjini zjarrit.” El-Kehf: 95-96.
Zbatimi (praktikimi) i ajeteve:
- Nxirr tri dobi e këshilla të përftuara nëpërmjet leximit të historisë së Dhul-karnejnit.
“Ata thanë: O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë.” El-Kehf: 94.
- Kërko mbrojtjen e Allahut të Lartësuar nga rreziku i fitnes (trazirës) së Jexhuxh Mexhuxhëve.
“Ata thanë: O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?” El-Kehf: 94.
- Ndihmo sot ndonjë prej të dobtëve (pafuqishmëve) dhe nevojtarëve.
“Ai tha: Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im është më e mirë (nga pagesa juaj), por më ndihmoni mua me krahë. Do të ndërtoj një pendë midis jush e atyre.” El-Kehf: 95.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve