Këshilla dhe dobi të përftuara nga surja “El-Kehf” – pjesa e dytë

Këshilla dhe dobi të përftuara nga surja “El-Kehf”.

Allahu i Madhëruar thotë: “Derisa kur arriti në mes dy malesh, gjeti rrëzë tyre një popull i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë gjuhë. Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?” El-Kehf: 93-94.

  1. Kur të shohësh ndonjë të keqe apo diçka të kotë, apo shthurje (prishje në Tokë), kryeje obligimin tënd duke këshilluar.

Ata thanë: O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë.” El-Kehf: 94.

  1. Njihe (kije ndërmend) përherë mirësinë e Allahut të Lartësuar ndaj teje sado që të arrijë krenaria jote, pasuria dhe përpjekja jote.

Ai tha: Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im është më e mirë.” El-Kehf: 95.

  1. Çështjet madhore përballohen duke bashkëpunuar njerëzit me njëri-tjetrin. Njëri (kontribuon) duke dhënë mendimin e tij, tjetri me pasurinë e tij, e tjetri me përpjekjen (duke dhënë mundin) e tij.

“… por më ndihmoni mua me krahë! Do të ndërtoj një pendë midis jush e atyre. Më sillni blloqe hekuri!” Dhe kur ai i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: “Fryjini zjarrit.” El-Kehf: 95-96.

Zbatimi (praktikimi) i ajeteve:

  • Nxirr tri dobi e këshilla të përftuara nëpërmjet leximit të historisë së Dhul-karnejnit.

Ata thanë: O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë.” El-Kehf: 94.

  • Kërko mbrojtjen e Allahut të Lartësuar nga rreziku i fitnes (trazirës) së Jexhuxh Mexhuxhëve.

Ata thanë: O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhët dhe Mexhuxhët janë ngatërrestarë në Tokë. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një pendë midis nesh dhe atyre?” El-Kehf: 94.

  • Ndihmo sot ndonjë prej të dobtëve (pafuqishmëve) dhe nevojtarëve.

Ai tha: Ajo të cilën ma ka mundësuar Zoti im është më e mirë (nga pagesa juaj), por më ndihmoni mua me krahë. Do të ndërtoj një pendë midis jush e atyre.” El-Kehf: 95.

 

Përktheu: Unejs Sheme