Këshilla dhe udhëzime të përfituara nga surja “El-Bekare” – pjesa e parë

Këshilla dhe udhëzime të përfituara nga surja “El-Bekare” – pjesa e parë.

Thuaju: Nëse banesa e botës tjetër tek Allahu është vetëm për ju dhe për askënd tjetër prej njerëzve, atëherë kërkojeni vdekjen nëse jeni të sinqertë.”[1] El-Bekare: 94.

  1. Sa herë që njeriut i shtohen mëkatet, aq më shumë i shtohet atij shkujdesja ndaj vdekjes dhe përkujtimi i saj.

Por ata nuk kanë për ta dëshiruar kurrë atë (vdekjen) për shkak të asaj që kanë vepruar duart e tyre, e Allahu është mëse i Dijshëm për të padrejtët.” El-Bekare: 95.

  1. Atë që Allahu i Madhëruar e do dhe engjëjt e duan atë.

Thuaju:[2] Kushdo që është armik i Xhibrilit, dhe padyshim se ai (Xhibrili) e zbriti atë (Kuranin) në zemrën tënde (o Muhamed) me lejen e Allahut…” El-Bekare: 97.

  1. Ki kujdes të mos bëhesh armik i evlijave (të dashurve) të Allahut të Madhëruar, ngase Allahu e armiqëson atë që armiqëson evlijat e Tij.

“Kushdo që është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe Mikailit, atëherë padyshim se Allahu është armik i mohuesve.” El-Bekare: 98.

Të punuarit me ajetet:

-Përpilo një plan dhe vendos në të çdo vepër të mirë të madhe, e cila të shtyn të përmallohesh për botën Tjetër.

Thuaju: Nëse banesa e botës tjetër tek Allahu është vetëm për ju dhe për askënd tjetër prej njerëzve, atëherë kërkojeni vdekjen nëse jeni të sinqertë.” El-Bekare: 94.

-Lute Allahun e Madhëruar që të kesh përfundim të mirë dhe përmallim për takimin me Të.

-Rifreskoje listën e miqve dhe shokëve të tu, dhe përpiqu të shtosh në të çdokënd që mendon se është prej të dashurve të Allahut të Madhëruar.

“Kushdo që është armik i Allahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe Mikailit, atëherë padyshim se Allahu është armik i mohuesve.” El-Bekare: 98.

Përktheu: Unejs Sheme

————————————————

[1] “Nëse jeni të sinqertë në pretendimin tuaj.” Me këtë ajet Allahu i Madhëruar përforcon të dërguarin e Tij me prova kundër çifutëve bashkëkohës të tij, dhe nxjerr në shesh të fshehtat e rabinëve dhe dijetarëve të tyre të cilët pretendonin se ishin bijtë e Allahut dhe të dashurit e Tij. Me këtë ajet, atyre që ishin në dyshim për çështjen e çifutëve iu bë e qartë gënjeshtra, mashtrimi dhe armiqësia e tyre ndaj të Dërguarit të Allahut. Dhe triumfoi fjala e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe shokëve të tij, e cila vazhdon të triumfojë kundër ithtarëve të çdo feje tjetër. Ibën Abasi (radijAllahu anhu) transmeton: “Sikur çifutët ta kishin dëshiruar vdekjen do të kishin vdekur menjëherë.” Tefsiri i Taberiut.

[2] Ibën Abasi (radijAllahu anhu) thotë: Kur çifutët e pyetën të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) për shumë gjëra dhe ai u përgjigj për to ashtu siç ishte edhe tek ata, me përjashtim të Xhibrilit i cili tek çifutët ishte sjellës dënimi dhe ndëshkimi dhe jo sjelljës i shpalljes dhe mëshirës. Kur i Dërguari i Allahut i njoftoi ata se Xhibrili ishte sjellësi i shpalljes së Allahut, i ndëshkimit të Tij dhe i mëshirës së Tij, ata thanë: “Ai nuk është sjellës i shpalljes dhe as i mëshirës. Ai është armiku ynë!” Atëherë, Allahu e zbriti këtë ajet për t’i përgënjeshtruar ata. Tefsiri i Taberiut.