Këshilla dhe udhëzime të përfituara nga surja “Ez-Zukhruf”.
- Kij kujdes mos të punosh ndonjë vepër duke menduar se gjendesh në udhëzim, por në të vërtetë je në humbje. Kura e saj është dituria me argument të saktë.
“Në të vërtetë, djajtë i shmangin jobesimtarët nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të udhëzuar drejt.” Ez-Zukhruf: 37.
- Te kapja fort mbas Kuranit dhe Sunetit gjendet mbrojtja (nga çdo devijim) dhe rruga e shpëtimit në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.
“Andaj përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse ti në të vërtetë je në rrugën e drejtë.” Ez-Zukhruf: 43.
- Tallja me fenë dhe ithtarët e saj (besimtarët) është prej cilësive të jobesimtarëve dhe munafikëve.
“Kur ai u solli shenjat Tona, ata filluan t’i përqeshin ato.” Ez-Zukhruf: 47.
Të punuarit me ajetet:
-Thuaj: “SubhanAllahi ue bihamdihi, subhanAllahil-Adhim” – njëqind herë.
“Atij që shmanget nga këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani) Ne do t’ia caktojmë një djall që do t’i bëhet shok i pandashëm.” Ez-Zukhruf: 36.
-Njihi (mësoi) sunetet e harruara dhe përpiqu t’i zbatosh ato duke u mbajtur fort pas tyre.
“Andaj, përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse ti në të vërtetë je në rrugën e drejtë.” Ez-Zukhruf: 43.
-Kujtoi momentet e shumta që të kanë kaluar pa përmendur Allahun, e pastaj kujto se shejtani ka qenë shoku yt i pandashëm gjatë këtyre momenteve (që s’e ke përmendur Allahun).
“Atij që shmanget nga këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani) Ne do t’ia caktojmë një djall që do t’i bëhet shok i pandashëm.” Ez-Zukhruf: 36.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve