Këshillë e vyer për atë që kërkon bereqet në kohën e tij

April 19, 2015

Ka thënë dikush prej selefëve: “Sa më shumë e shtoja pjesën time të leximit të Kuranit aq më shumë më shtohej bereqeti në kohën time. Vazhdoja ta shtoja pjesën e leximit derisa arrita të lexoja në pjesën time dhjetë xhuze.”

Ibrahim ibën Abdul-Uahid el-Makdisi i ka thënë Dija el-Makdisit duke e këshilluar në momentin që ai do të nisej për të kërkuar dituri:
“Lexo sa më shumë Kuran dhe mos e lër pas dore atë, sepse do të lehtësohet ty në atë që kërkon, në varësi të asaj që lexon prej Kuranit”.

Thotë Ed Dija’: “Këtë që më tha e pashë dhe e provova shpesh. Kur lexoja shumë Kuran më lehtësohej të dëgjoja e të shkruaja shumë hadithe, e kur nuk lexoja Kuran nuk më lehtësohej diçka e tillë.”

 

Marrë nga libri: “Dhejl tabekat el hanabile” 3/205.

Autor: Ibën Rexheb (3/205).

Përktheu: Ylli Rama

Dosje:

Loading...