Kështu e pret besimtari, Muajin e Ramazanit

Tregëtarët bëhen gati dhe i presin sezonet e tregëtisë me përgatitjet më të plota.  Këtë e bëjnë për të realizuar fitimet më të mëdha. Ndërsa besimtarët, përgatiten dhe e  presin muajin e Ramazanit, këtë mysafir të begatë dhe të mbushur me mirësi, me shumë lloje adhurimesh.

Para së gjithash, ata  shtojnë agjërimin në muajin Sha’ban si parapërgatitje për agjërimin e Ramazanit.

E presin (Ramazanin) me pendim të sinqertë, largim nga mëkatet dhe kthim të të drejtave atyre që u takojnë.

E presin atë me shpirtin e tolerancës, faljes, zgjidhjes së kundërshtive dhe problemeve.

E gjithë kjo me qëllim që të meritojmë mëshirën dhe faljen e Zotit.

Gjithashtu e presin duke mësuar dispozitat dhe normat e agjërimit. Gjërat që e prishin dhe ato që lejohen apo i ndalohen një agjëruesi.

Këtë e bëjnë për të fituar një agjërim të saktë dhe të pranuar. Pa lënë mënjanë dhe faktin se duhen mënjanuar angazhimet e tjera (gjatë Ramazanit) sa  të kemi mundësi, me qëllim që shumicën e kohës ta kursejmë për Ramazanin.

Sufjan eth Theuri (Allahu e mëshiroftë) kur fillonte muaji i Ramazanit linte gjithçka dhe jepej pas leximit të Kuranit.

Agjërimi është një rast i artë për tu dhënë fund një herë e mirë zakoneve të këqia dhe për të kultivuar moralet e lavdëruara.

Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.” Bekare 183.

Përgatiti: Zad Group

Përktheu: Fatjon Isufi