Kështu fillon agonia e vdekjes tënde o i përkushtuar (ndaj fesë)

-Memoria jote filloi t’i harrojë dhikret e mëngjesit, të mbrëmjes dhe të gjumit!
-Sunetet e rregullta tashmë janë braktisur dhe s’kanë mbetur veçse sunetet e sabahut, ndërsa ditët e tjera të kalojnë pa falur asnjë sunet.
-Nuk posedon asnjë plan program për leximin e Kuranit, as namaz nate, as agjërim gjatë ditës.
-Për sadakanë të pengojnë shejtanët; njëri të bën të zvarritesh, tjetri të jep shpresë (se ke kohë), një shejtan tjetër të frikëson nga varfëria, një tjetër të bën ta harrosh, e kështu shejtan pas shejtani…
-Kalojnë ditët, java, mbase edhe muaji, dhe nuk ke shfrytëzuar një kohë të përshtatshme për të lexuar seriozisht një studim të dobishëm.
-Tubimet ku merr pjesë mbyllen, njerëzit largohen ndërkohë që i kanë mbushur barqet me lloj-lloj mishi të ngordhur duke përgojuar, ndërsa ti nuk e merr mundimin t’i ndalosh nga kjo gjë.
-Bëhesh asket ndaj suneteve, i lëshuar në të lejuar dhe neglizhent ndaj të ndaluarës.
-Për namazin e duhasë justifikohesh duke thënë: Për atë që ka mundësi!
-Shkuajra herët në xhami për ditën e xhuma është kthyer në diçka të çuditshme dhe nuk ekziston në plan-programin dhe angazhimet tona.
-Ikameti na duket si ezan ndërsa leximi i imamit është kthyer si ikamet, dhe shumë prej nesh dalin për në namaz vetëm atëherë kur thirret ikameti.
-Vizitat për hir të Zotit janë bërë si haxhi i cili ndodh një herë në vit.
-Buzëqeshja është kthyer në një monedhë të huaj, përjashto ata që i ka mëshiruar Allahu.

Si mund të ndikojë në shoqëri një person i tillë, e jo më pastaj të ndikojë tek familja apo vetja e tij?!!!
Ky njeri a është nga ata që i ndryshojnë (të tjerët) apo i ndryshuar në vetvete? A është prodhues apo konsumues?
Le t’i kthehet gjithsecili nga ne vetes së tij dhe shpejt madje…
Njëri nga të parët tanë të mirë thoshte: Besueshmëria e njerëzve të thjeshtë lëkundet tek i dituri, kur e shohin që gjithmonë vjen vonë dhe plotëson rekatet që i kanë ikur.

O Zot, na kthe tek Ti në formën më të bukur!

Dr. Muhamed bin Ismail el Mukadem

Përktheu: Fatjon Isufi