Burrat që na përcollën fenë prej Profetit

Ebu Derdaja kishte një deve të quajtur Demun. Ebu Derdaja nuk e ngarkonte atë më shumë se ç’mund të mbarte, dhe kur dikush ia kërkonte atë për ndonjë nevojë Ebu Derdaja i thoshte: Ngarkoje kaq dhe aq, sepse ajo nuk mban dot më shumë se aq. Shikoni se si ai i druhet Allahut tek deveja e tij.

Kur Ebu Derdasë i erdhi vdekja, e vështroi devenë e tij dhe i tha: “O Demun, mos më qorto nesër përpara Zotit tim! O Demun mos ji kundërshtari im nesër përpara Zotit, sepse unë nuk të ngarkova kurrë më shumë se çmund të mbartje.”

Shiko këta që garojnë pas karrigeve të pushtetit, ndërsa Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – i thotë atij: “O Ebu Dherr, ti je i dobët dhe kjo punë është amanet (do të merresh në llogari për të), dhe ajo në Ditën e Kijametit është turp dhe pishmanllëk. O Ebu Dherr, unë dua për ty atë që dua edhe për veten time. Mos u bëj udhëheqës i dy vetëve dhe mos merr në ngarkim pasurinë e jetimit.”

Ebu Derda i kërkon ndjesë devesë së tij nga frika se mos ka gabuar ndonjëherë dhe e ka ngarkuar më shumë seç duhet, duke i thënë: “O Demun, mos u bëj hasmi im nesër përpara Zotit tim!” Pra ai sikur i kërkonte hallallin në çastet kur po i jepte lamtumirën dynjasë; “Sepse unë uallahi nuk të kam ngarkuar veçse aq sa mund të mbaje!”

Shejh Ebu Islam Salih Taha, hatibi i shejh Albanit, Allahu e shpërbleftë me Firdeusin e lartë!