Këto janë pyetjet më të mëdha të jetës tënde

October 7, 2024

➡️ Kush është Zoti yt?
➡️ Cila është feja jote?
➡️ Kush është profeti yt?

Këto janë pyetjet më të mëdha të jetës tënde.
Pyetjet me të cilat kalon në botën e përtejme.
Pyetjet që i ndajnë njerëzit në të lumtur dhe të mjerë❗️

Nëse do shpenzoje të gjithë jetën duke u përgatitur për t’u përgjigjur ndaj këtyre pyetjeve, duke mësuar kuptimin e tyre, duke rishikuar provat dhe argumentet, duke vepruar në përputhje me to, duke u përkushtuar dhe duke kërkuar shkaqet e qëndrueshmërisë në to, ato do të ishin të denja për gjithë këtë përkushtim.

Këto janë bazat nga të cilat burojnë të gjitha dijet e sheriatit, pyetje me të cilat çdo krijesë do të përballet pavarësisht nga specializimi, shkenca, interesat, profesionet apo zanatet e tyre që kanë.

Pyetje që e rikthejnë çdo gjë prej interesave tona në vendin dhe vlerën e saj të duhur, pyetje që i bëjnë të zbehen të gjitha pyetjet tona të pavlera.

✍ Dr. Abdullah Bin Belkasim

Dosje:

Loading...