Klasifikimi i njerëzve ndërmjet hamendësimit dhe realitetit

October 3, 2011

Shejh Bekr Ebu Zejdi ka thënë:
Pasiqë ështe bërë e njohur dukuria sforcuese e klasifikimit në mënyrë të padrejtë e njerëzve dhe se shuarja e kësaj fitneje është obligim, dije se ‘ustallarët’ e kësaj dukurie ndjekin disa menyra për ta vënë atë ne jetë:

Shihet qartë “xherhisti kasap” i cili sa herë kalon pranë një grumbulli thirrësish në rrugë të Allahut, zgjedh njërin prej tyre si pre’ të tijën, duke e bombarduar me dicka nga këto emërtimet e hidhura të cilat i nxjerr nga goja ashtu sic lëshohet shigjeta nga harku.Më pas prenë e tij e flak në rrugë dhe u thotë njerëzve:Largojeni pengesën nga rruga sepse largimi i pengesës nga rruga është nga degët e besimit!!!!!

E sheh xherhistin se si e ka zakon qëndrimin në pritë dhe vëzhgim, duke pasur njërin sy vetëm per mbikqyrje dhe njërin vesh vetëm për përgjim. E gjithë kjo është ngacmim dhe trazim, ndezje e zjarrit të fitneve në mesin e njerëzve të devotshëm dhe të tjerëve.

E sheh këtë kategori ‘simbol të urryer’ të preokupuar se si t`i rrethojne thirrësit me zinxhir të gjatë, me erë të keqe, zinxhir i përbërë nga emërtime të pahijshme, akuza të neveritshme, duke dashur që t’i bashkojnë me karvanin e pasuesve të tekave(bidatcijnve) dhe të humburit, për t’i shndërruar në lëndë djegëse për thashethemet dhe trazirat.
Në përgjithesi themi se kjo ‘tufe’ janë më të këqinjtë që luftojnëe nderet e njerëzve me akuza, që kafshojnë në fyt roberit e Allahut dhe u shijon dicka e tillë. Këta njerëz janë të prangosur në vetet e tyre me zinxhirët e : zemërimit, zilisë, përgojimit,thashethemeve,gënjeshtrës, shpifjes, trillimit, talljes, të gjitha kanë një burim të vetëm!
Këta janë me të vërtetë ‘simboli i dashakeqësisë’ në të cilën kullosin me një dëshirë të papërmbajtshme. I kërkojme mbrojtje Allahut nga gjendja e tyre, sa pak që ruhen!
Pasha Allahun sa pasoja të dëmshme sjell për vetë xherhistin ky zanat iblisor, kur ai ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, ai është i urryer, mëkatar, kriminel ndaj vetvetes, ndaj moralit të tij, ndaj fesë së tij dhe umetit të tij.Në cdo aspekt të fjalëve të këqija ka pjesën e tij, është ortak me akuzuesin padrejtësisht, ortak me shpifësin, akuzuesin, përgojuesin, thashethemaxhiun. U prin gënjeshtarëve trillues duke sulmuar muslimanin në gjënë e tij më të shtrenjtë: fenë dhe nderin e tij.

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata që i lëndojnë besimtarët dhe besimtaret, për dicka që nuk kanë lidhje me të, e kanë ngarkuar veten me shpifje dhe mëkat të qartë” (Ahzab 57).

Kjo shpifje mund të arrijë deri aty sa që t`i shkaktojë dezertim nga feja atij folësi, si psh nëse akuzon një musliman duke i thënë:I prapambetur, prapanik, etj, sic e gjen të shprehur në kapitullin e Dezertimit në librat e sheriatit, në ato të fikhut dhe hadithit. Për këtë arsye dijetari Ibn Kutlubuguna shkroi një libër me titull: Ai që bën kufr duke mos e kuptuar.
Kjo është pasoja më e keqe që i kanoset kësaj kategorie që po e shijojnë këtë dukuri, përvec pasojave të tjera si:Humbja e respektit të njerëzve(për këtë xherhist), konsiderimi i tij mendjelehtë, i rrëmbyeshëm, me fe të dobët, pasues tekash, u dha pas tekave  të tij dhe u pengua nga dritëshkurtësia  e tij, duke bërë që të mos dallojë të vërtetën nga e kota, e zvarritën në konflikt dhe armiqësi me atë person që në fakt kishte të drejtë dhe duke e sulmuar atë padrejtësisht. Madje e  metë dhe pasojë akoma më e madhe është atëheerë kur ky i sprovuar që përhap trazira, e konsideron sjelljen e tij vepër fetare, e shfaq në paraqitjen e dickaje prej fesë, ndjen kënaqësi duke e përfolur dhe përhapur atë.

REALISHT KJO KATEGORI E KANË LODHUR HISTORINË DHE E KANË LODHUR VETEN, E KANË LËNDUAR HISTORINË DHE KANË LËNDUAR VETEN. AS NUK THONË DICKA TË MIRË DHE TE FITOJNË SHPËRBLIME DHE AS NUK HESHTËN QË TË SHPËTONIN(NGA MËKATET).

KJO KATEGORI JANË TË DESTINUAR PËR NË LISTËN E TË URRYERVE  NË HISTORI, NGA  ATA PËR TË CILËT ASKUSH NUK NDJEN KEQARDHJE.

Marrë nga libri: Tasnijfu en-nasi bejne edh-dhan-ni uel jekin (Klasifikimi i njerëzve ndërmjet hamendësimit dhe realitetit) fq397-398

Përktheu: Shuajb Rexha

 

 

Loading...