Komentimi i Sures “Asr”

November 18, 2020

Shejh Abdurrahman ibn Nasir el Berrak (Allahu e ruajtë) ka thënë: (Argumenti) Për këto çështje është fjala e Allahut të Lartësuar:

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَٰنِ الرَّحِيمِ( 1 ) وَالْعَصْرِ( 2 ) إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ( 3 ) إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ
“Po filloj leximin me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, i Cili i mëshiron krijesat. Pasha kohën! Me të vërtetë që njeriu është në humbje e devijim të qartë. Përveç atyre të cilët besojnë, bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe të durojnë.”
Kjo sure ka tre ajete. Ajeti i parë është fjala e Allahut të Lartësuar: Pasha kohën!”
Ky është betim nga Allahu dhe Ai, i Pa të meta dhe i Lartësuar qoftë, betohet në çfarë krijese të dojë (ndërsa ne betohemi vetëm në Allahun sepse kështu jemi urdhëruar sh.p.).
El Asr është koha e përbërë nga netët dhe ditët, muajt dhe vitet. Është jeta e njeriut në të cilën punohet (për ahiret) dhe bëhen veprat e mira.[1]
Ajeti i dytë është fjala e Allahut të Lartësuar: Me të vërtetë që njeriu është në humbje e devijim të qartë.”
Betimi i mëparshëm u bë për këtë ajet.
Fjala “njeriu” është e shquar për të na treguar se bëhet fjalë për të gjithë rracën njerëzore (e jo një njeri në veçanti).
Kuptimi i ajetit: “Me të vërtetë që njeriu është në humbje.” (Humbja) është e kundërta e fitimit.
“Me të vërtetë që çdo njeri është në humbje e devijim të qartë.” Përveç atyre të cilët i ka përjashtuar Allahu nga kjo humbje në Fjalën e Tij (ajeti i tretë):
“Përveç atyre të cilët besojnë, bëjnë vepra të mira, këshillojnë njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe të durojnë.”
Ai që i realizon këto katër shtylla fiton në mënyrë madhështore dhe shpëton nga falimentimi total, humbja dhe devijimi. Njeriu fiton aq sa i përmbahet këtyre katër cilësive:
Përveç atyre të cilët besojnë”; Imani (besimi) nuk përftohet vetëm se me dije.
bëjnë vepra të mira”; Ky është fryti i dijes dhe besimit. Ai i cili ja bën Allahu rrizk dijen dhe Imanin (besimin), bën vepra të mira.
“Këshillojnë njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës”; Këshillojnë dhe përkujtojnë njëri-tjetrin.
E vërteta përfshin dijen, besimin dhe veprën e mirë.
“këshillojnë njëri-tjetrin t’i përmbahen durimit”; Këshillojnë dhe porosisin njëri-tjetrin të durojnë.
[1] جامع البيان 15\289”
Sherh Thelathetul Usul
Loading...