Shejhu i nderuar Muahmed bin Salih el Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) u pyet: Disa imamë xhamie dhe muezinë i lënë xhamitë e tyre dhe udhëtojnë për kryerjen e umrës ose për të bërë itikaf në Meke, ose dalin për piknik e gjëra të ngjashme. E bëjnë këtë duke mos lënë dikë tjetër që t’i zëvendësojë, ose caktojnë dikë duke mos vënë në dijeni “Bashkësinë Islame”. Cili është gjykimi për këtë veprim?
Ai (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigjë: Nuk lejohet për atë që është imam apo muezin që të udhëtojnë dhe të lënë atë që kanë detyrë të bëjnë veçse me dy kushte:
Kushti i parë: Marrja e lejes nga “Bashkësia Islame”.
Kushti i dytë: Namazlinjtë të jenë të kënaqur (nuk kanë kundërshtim). Është për qëllim me namazlinjtë njerëzit e mëdhenj, të cilët tregojnë kujdes në prezantimin e faljes së namazit në xhami. Dhe nuk është për qëllim çdokush që falet në xhami, sepse një gjë e tillë do ishte e vështirë.
Dhe dihet se: Kryerja e detyrës që të është ngarkuar është vaxhib, ndërsa udhëtimi për kryerjen e umrës apo për të bërë itikaf në Meke është gjë e pëlqyeshme. Prandaj nuk duhet që njeriu të lërë vaxhibin (detyrën që i është ngarkuar) për të kryer diçka të pëlqyeshme.
Shejh Ibën Uthejmini në “Mexhmu fetaua ue Rasail” vëll. 30
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A mund ti agjëroj ditët që i kanë mbetur borxh një të afërmi që ka vdekur? Lexhnetu Daime
- Nuk pranojnë ta falin Bajramin pas atyre që i kundërshtojnë në numrin e tekbireve? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Çfarë është namazi i Bajramit dhe si falet ai? Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Alkoli, Dëmet dhe Gjykimi Fetar për të Ardit Ulqinaku