Kujdes nga syfaqësia!

Kujdes nga syfaqësia!

Ebu Hurejra transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) duke thënë: “Njerëzit e parë që gjykohen Ditën e Gjykimit janë tre persona:
1. Një person i cili kishte rënë shehid (dëshmor). Ai sillet dhe i bëhen të njohura mirësitë që ju dhanë dhe ai i aprovon ato. Allahu e pyet: Si veprove me këto mirësi?
Thotë : Luftova në rrugën Tënde deri sa u vrava! Atëherë Allahu i thotë : Gënjeve, ti luftove që njerëzit të thoshin për ty se je trim dhe ata e thanë këtë!
Pastaj Allahu urdhëron që të tërhiqet zvarrë me fytyrën përtokë dhe të hidhet në zjarr.
2. Një person i cili mësoi dijen për vete dhe ua mësoi atë edhe të tjerëve, dhe lexoi Kuranin. Ai sillet dhe i bëhen të njohura mirësitë që ju dhanë dhe ai i aprovon ato.
Allahu e pyet: Si veprove me këto mirësi? Thotë: Mësova dijen dhe ua mësova atë të tjerëve, dhe lexova për hirin Tënd Kuranin!
Atëherë Allahu i thotë: Gënjeve, ti e mësove dijen me qëllim që njerëzit të të quanin dijetar dhe e lexove Kuranin për t’u quajtur lexues (i mirë), dhe njerëzit e thanë këtë!
Pastaj urdhëron që të tërhiqet zvarrë me fytyrën përtokë dhe të hidhet në zjarr.
3. Dhe një person të cilin Allahu e kishte furnizuar shumë dhe i kishte dhënë nga të gjitha llojet e pasurisë. Ai sillet dhe i bëhen të njohura mirësitë që ju dhanë dhe ai i aprovon ato.
Allahu e pyet: Si veprove me këto mirësi? Thotë: Nuk kam lënë vend ku Ti do dhe kënaqesh që të jepet pasuria, veçse kam dhënë për hirin Tënd!
Atëherë Allahu i thotë: Gënjeve, ti e bëre atë gjë që njerëzit të thoshin për ty se je bamirës, dhe ata e thanë atë gjë!
Pastaj urdhëron që të tërhiqet zvarrë me fytyrën përtokë dhe të hidhet në zjarr.”
[Muslimi : 4923]