Kujdesi që duhet të ketë hatibi kur mban hutbe

April 15, 2016

Ligjëruesi (hatibi) i keq (2)

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abduluahid (Allahu e ruajttë!): Robër të Alalhut! Hajdeni bashkë me ne për te Libri i Zotit tonë dhe Suneti i Profetit tonë sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që të na qartësohet se: Hutbia e xhumasë a është ligjësuar për sharje dhe fyerje? Apo është ligjësuar për të përmendur Allahun e Lartmadhëruar?

Origjina, o robër të Allahut, është se në rastet kur kemi mosmarrveshje, ne ta kthejmë atë te Allahu dhe i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Pra, te Libri i Allahut dhe Suneti.

Nisur nga kjo themi: Allahu Madhëruar në Librin e Tij thotë: “O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë!” El-Xhumua, 9

Pra, Allahu Madhëruar e ka quajtur hutben e xhumasë ‘përmendje të Allahut’. Zoti ynë në Librin e Tij nuk tha: “nxitoni për te sharja dhe fyerja.”

Kjo thirrje u drejtohet besimtarëve që të nxitojnë për të shkuar në xhami ditën e xhuma për të dëgjuar hutben e xhumasë, të cilën Allahu Madhëruar e ka quajtur ‘përmendje’: “nxitoni për ta përmendur Allahun.”

Personi del prej shtëpisë së tij duke iu përgjigjur thirrjes së Allahut për të shkuar në xhami ditën e xhuma për të dëgjuar përmendjen e Allahut, për të përkujtuar me këtë banesën e përjetshme (ahiretin). Por (fatkeqësisht), ai kur vjen në xhami duke iu përgjigjur thirrësit e gjen hatibin të ligjërojë rreth lajmeve javore, se çfarë thonë gazetat përgjatë javës, të shajë dhe ofendojë filanin dhe fistekun, t’i nxisë njerëzit kundër udhëheqësve duke dashur me këtë trazira. Imam Et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë!) në akiden e tij thotë: “Nuk e shohim të lejuar daljen kundër prijësve dhe udhëheqësve tanë edhe nëse ata janë zullumqarë.”

Dalja kundër udhëheqësve i mbush burgjet me të rinjë, cënon nderet dhe njerëzit përfshihen në trazira të njëpashnjëshme. E kjo është sherr pas së cilës vjen sherr (akoma më i madh). Nëse udhëheqësit bëjnë padrejtësi, atëherë çështja e tyre është te Allahu. Por, që njerëzit të dalin kundër udhëheqësve të tyre, kjo (kryengritja) kurrë nuk sjellë diçka të mirë. Prandaj dhe ligjëruesin (hatibin) e keq herë e sheh që aludon dhe herë shprehet hapur për t’i nxitur njerëzit kundër udhëheqësve.

Argumenti nga Suneti se: Ligjërimi (hutbia) e xhumasë është ligjësuar për përmendjen e Allahut të Madhëruar është fjala e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kushdo që merr gusël (lahet) ditën e xhuma ashtu siç lahet nga xhunubllëku pastaj shkon herët në xhami, kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban (për Allahun) një deve. Kush shkon në orën e dytë, kjo është për të, sikur të ketë bërë bërë kurban një lopë. Kush shkon në orën e tretë, është sikur të ketë bërë kurban një dash me brirë. Kush shkon në orën e katërt, është njësoj sikur ka bërë kurban një pulë dhe kush shkon në orën e pestë, është njësoj sikur ka dhënë një kokërr vezë. Në kohën që del imami, engjëjt vijnë për të dëgjuar hutben.” [1]

Kini mendjen, o robër të Allahut! Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Në kohën që del imami pra, kur ngjitet në minber “engjëjt vijnë”, ata që nëpër rrugë dhe shkruajnë (regjistrojnë) emrat e atyre që vijnë në xhami. Prandaj tregohu i kujdeshëm që të jesh në xhami para se ligjëruesi (hatibi) të ngjitet në minber në mënyrë që arrish (përftosh) këtë shpërblim madhor.

Kur imami ngjitet në minber vijnë engjëjt, pra, ulen në xhami për të dëgjuar përmendjen (dhikrin). Pra, i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e quajti hutben e xhumasë ‘përmendje’ dhe nuk tha: “kur vjen imami” pra, kur imami ngjitet në minber “engjëjt vijnë për të dëgjuar sharjet dhe fyerjet.” Hutbia e xhumasë është përmendje e Allahut.

Kini kujdes nga mashtrimi me atë që dëgjoni se është detyrë për hatibin (ligjëruesin) që ta shajë filanin dhe fistekun, ndërsa minberin e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ta përdorë për sharje e fyerje. E ju i dëgjuat argumentet nga Kurani dhe Suneti ku tregohet qartë se është detyrë që hutbia e xhumasë të jetë vend ku përmendet Allahu Madhëruar.

 

“El-Akideh euelen” vëll. 4

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Autentik. Buhariu (841) dhe Muslimi (850)

Loading...