Kur do të ngrihen muslimanët?

 

Pyetja e pestë: Kur do të ngrihen muslimanët?

Përgjigjja: Muslimanët do të ngrihen vetëm kur t’i kthehen leximit, kuptimit dhe zbatimit të Librit të Zotit të tyre të cilin ua ka zbritur t’a zbatojnë në dritën e sunetit të Profetit të tyre (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kur të angazhohen në përhapjen e teuhidit dhe të distancohen tërësisht nga shirku, me besimin se vetëm Allahu e meriton adhurimin dhe madhërimin, si dhe kur të jenë të gatshëm t’u vijnë në ndihmë njerëzve në dobi të njerëzimit, me përfitimin e zemrave dhe me përhapjen e drejtësisë, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

﴿وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَيَسْتَخْلِفَنَّهُمْ فِي الْأَرْضِ كَمَا اسْتَخْلَفَ الَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ وَلَيُمَكِّنَنَّ لَهُمْ دِينَهُمُ الَّذِي ارْتَضَى لَهُمْ وَلَيُبَدِّلَنَّهُمْ مِنْ بَعْدِ خَوْفِهِمْ أَمْنًا  يَعْبُدُونَنِي لَا يُشْرِكُونَ بِي شَيْئًا  وَمَنْ كَفَرَ بَعْدَ ذَلِكَ فَأُولَئِكَ هُمُ الْفَاسِقُونَ﴾  [النور: 55]

Allahu u ka premtuar atyre që besojnë prej jush dhe bëjnë vepra të dobishme e përmirësuese, se ka për t’i bërë udhëheqës në tokë ashtu siç i pati bërë udhëheqës ata që ishin para tyre. Fesë së tyre të cilën ua zgjodhi dhe është i kënaqur me të, Ai do t’i japë autoritet. Dhe (kështu) frikën (që ata kishin më parë nga persekutimet e shtypja) Ai ka për t’ua zëvendësuar me gjendje sigurie, (me qëllim që) të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos më bëjnë ortakëri me asgjë. E kush pas (realizimit të)kësaj mohon, pikërisht të tillët janë keqbërësit.” En-Nur: 55

 

Marrë nga libri: Mësoje Besimin prej Kuranit dhe Sunetit autentik

Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno

Përktheu: Bashkim Selmani