* Kur duhet ta themi dhikrin e mbrëmjes dhe të mëngjesit?
Shejh Albani Allahu e mëshiroftë ka thënë: Para perëndimit dhe lindjes së diellit. Nëse teksti (dhikri) është i kufizuar me El-Lejl (natën), atëherë thuhet pas perëndimit të diellit.
* Pra, fjala El-Mesau nga ana gjuhësore do të thotë pas ikindisë?
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë: Po!
* Shprehja “alejhis-selatu ue sel-lam” a është specifike vetëm për Profetin Muhamed sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?
Shejh Albani: Themi “sal-lAllahu alejhi ue sel-lem” për të gjithë profetët. Po ashtu lejohet të themi për një njeri të zakonshëm “sal-lAllahu alejhi ue sel-lem”. Një gjë e tillë saktësohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i cili i tha gruas së Xhabirit radijAllahu anhu: “sal-lAllahu alejki ue ala zeuxhiki”. Kjo (thuhet) nëse nuk lind ndonjë keqkuptim.
* Po shprehja “kaddesAllahu ruhahu”?
Shejh Albani: Kjo është fjalë sufije të cilën ndonjëherë e përdor edhe Ibën Tejmije. Unë jam i mendimit që të mos përdoret. Nuk them nuk lejohet porse mendoj të mos përdoret.
* A i lejohet personit kur harron diçka gjatë bisedës së tij të thotë: “Dërgoni salavate për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem”?
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë: Jo. Kjo s’ka asnjë bazë.
* Çfarë duhet të themi kur përmendet Lukmani? Themi “radijAllahu anhu apo çfarë? Po kur përmendet Merjemja, nëna e Isait alejhis-selam?
Shejh Albani: RadijAllahu anhu/anha!
* Cili është gjykimi për shtimin e lutjes: “Allahumme edkhilnil Xhenneh bila hisabin ue la i’kabin – O Allah! Më fut në Xhenet pa llogari dhe pa dënim!” edhe pse një gjë e tillë nuk përcillet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem?
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë: Kjo hyn te kalimi i kufijve (teprimi) në lutje ngase dihet shumë mirë se ata që do të hyjnë në Xhenet pa llogari janë ata që kanë përmbushur disa kushte specifike. Ndërsa transmetohet (lutja): “Allahumme ini es’elukel Xhenneh/O Allah, unë të kërkoj Xhenetin!”
* Cili është gjykimi i mbylljes së tubimit të dijes ose ligjëratave me lutje, ku shejhu lutet dhe të pranishmit thonë “Amin”?
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë: Lejohet të bëhet ndonjëherë, por duke mos iu përmbajtur (përherë) një lutje të caktuar.
“Dobi dhe fetua nga Imam Albani.”
Dosje: Dhikri
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve