Kur falet namazi i eklipsit?

October 26, 2022

Kur falet namazi i eklipsit?

Shejhu i Shamit, Ali Hasen El-Halebij -Allahu e mëshiroftë- përgjigjet:
Mendimi që më qetësohet zemra ndaj tij është: Eklipsi për të cilin bën të falet namazi është ai eklips i cili lë ndikim dhe e dallon atë syri i njeriut. Pra jo ai i cili kapet me mjete astronomike, vëzhgimet e astronomëve dhe njoftimet e tyre. Allahu e di më së miri.
Kjo përgjigje është edhe përgjigja e shejh Ibn Bazit dhe shejh Ibn Uthejminit -Allahu i mëshiroftë-, dhe është shprehur më përpara edhe nga shejhu i Islamit Ibn Tejmije i cili thotë:
“Njohja e kohës së eklipsit edhe pse është e mundshme, kur astronomët bëhen të një mendimi dhe nuk ndodh të gabojnë. Por për shkak të lajmeve të tyre nuk ka ndonjë realitet fetar, sepse namazi i eklipseve nuk falet veçse nëse ne i shohim ato.” Shih fjalët e autorit në librin “Mexhmu El-Fetaua” 24/258.
Shikimi i eklipseve me sy të lirë është i mundshëm kur ato lënë ndikim të dukshëm te njerëzit, si p.sh. errësimi i pamjes në rastin e eklipsit të diellit, kur masa e eklipsit të tij është e plotë ose afër të plotës.

Abdullah Nabolli

Dosje:

Loading...