Kur konsiderohet njeriu udhëtar?
Para se të fillojmë studimin e kësaj çështje duhet të dimë se kjo çështje është prej atyre çështjeve për të cilat dijetarët e islamit nuk janë në pajtim për shkaqe dhe arsye të ndryshme që do të njihemi më poshtë. Po e filloj në këtë mënyrë jo se kjo është e vetmja çështje për të cilën dijetarët janë në kundërshtim por se kjo çështje është me rëndësi dhe ndikim të madh në fikhun islam sepse prek njëkohësisht dy ibadete që janë shtylla të islamit: namazin dhe agjërimin dhe ja mendimet e tyre!
Mendimi i parë: Udhëtar është ai i cili udhëton tre ditë e më shumë.
Të këtij mendimi janë dijetarët e medhhebithanefi dhe ja fjalët e tyre të marra nga librat e dijetarëve të tyre:
Imam Et-Tahauij në librin “Mukhtesar Et-Tahauij” thotë: “Kush udhëton dhe ka për qëllim një distancë tre ditore e lart e shkurton namazin kur të kalojë shtëpitë e vendit të tij. Dhe nëse udhëton dhe ka përqëllim një distancë më të vogël atëherë nuk shkurton”.
Pra, hanefitë e përcaktojnë udhëtimin me interval kohordhe jo me distancë tokësore dhe e kufizojnë atë me tre ditë dhe ja çfarë thotë Es-Serakhsiju në librin El-Mebsut: “Nuk ka kuptim përcaktimi me distancëtokësore sepse ato ndryshojnë me ndryshimin e rrugëve, fushave, maleve, apo detit e tokës por përcaktimi është me ditë dhe kjo është e mundshme për njerëzit…..”
Argumentet e hanefive:
Es-Serakhsij në librin El-Mebsut thotë se e kemi përcaktuar me tre ditë për shkak të dy haditheve:
Hadithi i parë: “Nuk lejohet për një grua të udhëtojë mbi tre ditë veçse me shoqërues” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.
El-Xhesas thotë: Kjo do të thotë se nëse udhëtimi do të ishte me pak se tre ditë do të ishte lejuar. Nëse dikush thotë se hadithi është transmetuar edhe me fjalë të tjera[një ditë] apo [dy ditë] i themi se nëse ajo niset për tre ditë atëherë një ditë dhe dy ditë janë brenda.
Pra sipas hanefivehadithi tregon se asaj nuk i lejohet të ecë asnjë ditë apo dy ditë nëse është nisur për një udhëtim mbi tre ditë.
Hadithi i dytë:“Vendasi jep mes’h një ditë dhe një natë kurse udhëtari jep mes’h tre ditë dhe netë”e transmeton Tirmidhiu, IbnMaxhe, Nesai dhe e saktëson sheikh Albani.
Es-Serakhsiju thotë: Ky hadith tregon se udhëtimi nuk mund të jetë më pak sesa të plotësohet koha e mes’hit.
Kundërshtimet që i janë bërë këtij mendimi.
Përsa i përket hadithit të parë për ndalimin e udhëtimit të gruas pa shoqërues dhe ndryshimeve të fjalëve të tij Imam Bejhakiuthotë: “Transmetimet e tre ditëve, dy ditëve dhe një dite janë të sakta. Ndoshta profeti -alejhi selam- është pyetur për gruan që udhëton tre ditë pa shoqërues dhe ka thënë: jo. Pastaj është pyetur për të kur udhëton dy ditë dhe ka thënë: jo. Pastaj është pyetur për të kur udhëton një ditë dhe një natë dhe ka thënë jo.
Kështu secili ka përcjellë atë që ka dëgjuar dhe asnjëri prej këtyre numrave nuk është kufi për udhëtimin” shih Es-SunenEl-Kubra.
Ndërsa Sheikh-ul-islam IbnTejmije për hadithin e parë thotë: transmetimi i hadithit me fjalë të ndryshme tre ditë, dy ditë dhe një ditë tregon se të gjitha janë udhëtim.
Ndërsa për hadithin e dytë sheikhu-Allahu e mëshiroftë-Islam IbnTejmijethotë: lejimi i profetit -alejhi selam- për mes’h tre ditë nuk tregon se aq është më e pakta e udhëtimit siç e ka lejuar për vendaliun një ditë dhe një natë dhe kjo nuk tregon se aq është më e pakta e qëndrimit.
Pra,hadithetnuk kanë lidhje me përcaktimin e kufirit të udhëtimit dhe kështu bie argumentimi me to.
Mendimi i dytë: Udhëtar është ai i cili udhëton dy ditë dhe kjo distancë në sipërfaqe është 4 burud e cila është e barabartë me 16 ferasikh ose 48 milje.
Shënim:Njësitë berid, fersekh dhe milje janë njësitë matëse të asaj kohe për distancat ku:
1 berid është i barabartë me 4 ferasikh.
1 fersekh është i barabartë me 3 milje.
1 milje është e barabartë me 3500 parakrahë (sipas mendimit më të saktë siç tregon IbnAbdul-Berr).
Imam Neveviu në librin El-Mexhmu thotë: Parakrahu është i barabartë me 24 gishta dhe gishti është i barabartë me 6 kokrra elbi mesatare të vendosura për së gjëri.
Pas këtij sqarimi bëhet e mundshme llogaritja e miljes në kilometra dhe pasi janë bërë matjet e nevojshme është gjetur se ajo është afërsisht 1.6 km. Kështu që 48 milje janë të barabarta me 76.8 km por duke pasur parasysh se dijetarët janë në kundërshtim në përcaktimin e miljes siç u tha më lart atëherë kjo shifër është rrumbullakosur në 80 km.
Të këtij mendimi janë dijetarët e medhhebitmaliki, shafi, hanbeli dhe ja mendimet e tyre:
Medhhebi i Malikive:
EbuZejdEl-Kajrauanij (dijetar maliki i vdekur në vitin 386H) në librin “Er-Risale” thotë: “Kush udhëton distancë prej katër burud e cila është 48 milje atëherë mund të shkurtojë namazin dhe të falë dy rekate”.
Medhhebi i Shafive:
EbuIs’hak Esh-Shijrazi(dijetar i medhhebitshafi i vdekur në vitin 476H) thotë: “Nuk lejohet shkurtimi veçse në distancën e dy ditëve dhe ajo është 4 burud. Çdo burud është 4 ferasikh dhe kështu bëhen 16 ferasikh” Imam Neveviu në shpjegimin e këtyre fjalëve thotë: “Çdo fersekh është me tre milje hashimite dhe të gjitha së bashku bëjnë 48 milje”.
Medhhebi i Hanbelive:
El-Khirakij në librin “MukhtesarEl-Khirakij thotë: “Nëse distanca e udhëtimit është 16 fersekh apo 48 milje hashimite atëherë lejohet shkurtimi”.IbnKudameel-Makdisij në librin El-Mugnij pas këtyre fjalëve thotë: “El-Ethrami thotë: është pyetur EbuAbdullahi (imam Ahmedi) se në sa shkurtohet namazi? Ai ka thënë në 4 burud. Është pyetur: është ecja e një dite të plotë? Ai ka thënë: jo. 4 burud janë 16 fersekh apo ecja e dy ditëve.”
Disa dijetarë të këtij mendimi nuk e përcaktojnë distancën dy ditore në sipërfaqe siç thotë IbnEl-Mundhir në librin El-Eusat: “Një grup (prej tyre) thonë: namazi shkurtohet në distancën e dy ditëve dhe nuk e përmendin përcaktimin e tyre në burud apo milje dhe janë El-Hasen El-Basrij dhe Zuhriu”. Transmetimet e tyre janë me zinxhir të saktë te Abdurrazaku.
Argumentet e këtij mendimi.
Këta dijetarë argumentohen me veprat e dy sahabive të nderuar:IbnOmeri dhe IbnAbasi -radiallahuanhuma-.
Ata binbinEbijRabah prej dijetarëve të tabiinëve thotë:“IbnOmeri dhe IbnAbasi-radiallahuanhuma- falnin dy rekate dhe e çelnin agjërimin në katër burud e lart” E transmeton Buhariu me zinxhir të varur por që e ka plotësuar IbnEl-Mundhir në librin El-Eusat dhe zinxhiri i tij është i saktë.
Imam Maliku në librin etijEl-Muata: “Më kanë ardhur lajme se IbnAbasi-radiallahuanhu- e shkurtonte namazin në distancë sa nga Meka me Taifin apo Meka me Usfanin apo Meka me Xhuddah” Pastaj imam Maliku thotë: “Kjo distancë është 4 burud dhe është distanca më e dashur për mua për shkurtimin e namazit”.
Nganjëherë pasuesit e këtij mendimi përmendin edhe një hadith të dobët i cili për nga përmbajtja i shkon përshtat dhe ky është hadithi i IbnAbasit se profeti -alejhi selam-u ka thënë mekasve: “O banorët e Mekës, mos e shkurtoni namazin në më pak se 4burud nga Meka deri në Usfan” e transmeton Taberanij, Darakutnij dhe e dobësojnë dijetarët e hadithit si Bejhakiu,IbnEl-Xheuzij, IbnHaxherietj për shkak të dy transmetuesve në zinxhirin e tij të transmetimit që quhe: IsmailbinAjjash dhe AbdurrahmanbinMuxhahid që të dy të dobët në transmetime madje ky i dyti akuzohet edhe për trillime.
Kundërshtimet që i janë bërë këtij mendimi:
1- Një hadith i saktë nga profeti -alejhi selam- që tregojnë se ka shkurtuar në më pak se 48 milje.
JahjabinJezidEl-Hunaiju thotë: e kam pyetur EnesbinMalikun për shkurtimin e namazit dhe më ka thënë: “Profeti -alejhi selam- kur ecte tre milje apo ferasikh–dyshon transmetuesi– falte dy rekate” e transmeton Muslimi e të tjerë.
IbnHaxheri -Allahu e mëshiroftë- thotë: Ky hadith është hadithi më i saktë dhe më i qartë në lidhje me distancën.
Pastaj thotë: Është kundërshtuar ky hadith me idenë se Enesi -radiallahuanhu- për qëllim ka pasur vendin e fillimit të shkurtimit dhe jo të gjithë udhëtimin (dmth: udhëtimi i tij mund të ketë qenë më i gjatë por shkurtimin e fillonte në këtë distancën).
IbnHaxheri përsëri thotë: Ky kuptim duket larg të saktës sepse fillimi i shkurtimit nuk matet me distancë por me lënien e shtëpive të atij vendi.
2- Shkurtimi i banorëve të Mekës me profetin -alejhi selam- në haxh në Arafat, Muzdelife dhe në Mina duke ditur se Minaja është 4 milje nga Meka siç thotë IbnHazmi, ndërsa Arafati është 12 milje nga Meka siç thotë IbnEl-Fekih kurse Muzdelifeja është mes tyre.
IbnTejmije -Allahu e mëshiroftë- thotë: Kush mediton në namazin e profetit -alejhi selam- në Arafat, Muzdelife dhe Mina me banorët e Mekës dhe të tjerë, ku asnjë mysliman nuk ka transmetuar se i ka urdhëruar ta plotësojnë namazin, arrin në siguri të plotë se ata e shkurtonin namazin pas tij.
3- Nga IbnAbasi dhe IbnOmeri -radiallahuanhuma- ka edhe transmetime të tjera se ata e shkurtonin namazin në pak se këto distanca.
Transmetimet nga IbnAbasi -radiallahuanhu-.
Ikrimja –tabiin i njohur dhe nxënës i IbnAbasit- tregon se IbnAbasi -radiallahuanhu- thoshte: “Namazi shkurtohet në udhëtimin e një nate e dite” E transmeton IbnEbijShejbe me zinxhirë të saktë.
Ndërsa tre transmetues të tjerë tregojnë se ai kufirin e shkurtimit e ka në udhëtimin e një dite dhe ja transmetimet e tyre:
Muxhahidi tregon se IbnAbbasi ka thënë: “Nëse udhëton një ditë deri në Jaci plotësoje namazin dhe nëse shton atëherë shkurtoje” e transmeton Abdurrazaku dhe IbnEbijShejbe me zinxhir të saktë.
Ata’ binEbijRabah tregon se IbnAbasi ka thënë: “Namazi shkurtohet në një ditë të plotë dhe nuk shkurtohet në më pakë se një ditë” e transmeton IbnEbijShejbe me zinxhir të saktë.
EbuHabra Ed-Dab’ij se e kam pyetur IbnAbasin -radiallahuanhu-: a të shkurtoj deri në Ejle? Ai më tha: “A shkon e vjen në një ditë?”. I thashë: Po. Ai më tha: “Jo, vetëm në një ditë të plotë” e transmeton IbnEbijShejbe me zinxhir të saktë.
Kështu që grupimi IbnAbasit te ata që thonë se namazi nuk shkurtohet në më pak se një ditë është më i saktë.
Transmetimet nga IbnOmeri -radiallahuanhu-.
Salimidhe Nafi’ tregojnë se: “IbnOmeri -radiallahuanhu- e shkurtonte namazin në distancën e një dite të plotë” e transmetonAbdurrazaku dheIbnEbijShejbe me zinxhirë të saktë.
NgaIbnOmeri janë transmetuar edhe distanca shumë të shkurtra simë poshtë:
MuhamedbinZejdbinKhulejde tregon se IbnOmeri -radiallahuanhu- ka thënë: “Namazi shkurtohet në distancën 3 milje” e transmeton IbnEbijShejbe me zinxhir të saktë.
Naifi’ tregon se: “IbnOmeri -radiallahuanhu- banonte në Meke dhe kur dilte për në Mina e shkurtonte namazin” e transmeton IbnEbijShejbe me zinxhir të saktë.
XhebelebinSuhejm tregon se IbnOmeri thoshte: “Sikur të dilja një milje do ta shkurtoja namazin” e transmeton IbnHazm me zinxhir të saktë
MuharibbinDithar tregon se ka dëgjuar IbnOmerin duke thënë: “Unë udhëtoj një orë dhe shkurtoj” e transmeton IbnEbijShejbe me zinxhir të saktë.
Sheikhul-islam IbnTejmije thotë: “Këto transmetime tregojnë se ai shkurtonte edhe në këtë distancë (4 burud) edhe në pak se aq” shih mexhmuEl-Fetaua: 24/129.
E njëjta gjë është transmetuar edhe nga Omeri dheEnesbinMaliku-radiallahuanhuma-:
XhubejrbinNufejr tregon se kam dalë me Shurahbijlbin Es-Simt për te një tokë në Hims (vend në Sham) e cila ishte e cila ishte 17 apo 18 milje dhe ai fali dy rekate. Unë e pyeta dhe ai më tha: E kam parë Omerin duke falur dy rekate në Dhul-Hulejfe dhe kur e pyeta më tha: “Po bëj siç kam parë profetin -alejhi selam- duke bërë” e transmeton Muslimi.
IbnHazmi thotë: Nëse do kishte qenë për në haxh nuk do ta kishte pyetur dhe as do të ishte çuditur.
Lexhlaxh tregon: “Kam pas udhëtuar me OmerbinEl-Khattabin. Ecnim 3 milje dhe ai e shkurtonte namazin” e transmeton IbnEbijShejbe me zinxhir që mund merret parasysh për mbështetje.
EnesbinSirin tregon: “Dolëm me EnesbinMalik -radiallahuanhu- për te një tokë e Beni Sirinëve-e cila është në distancën e 5 ferasikh- dhe fali me ne ikindinë në anije ndërkohë që lundronte mbi lumin tigër i ulur mbi një shtresë. Ai fali dy rekate dhe dha selam pastaj fali dy rekate dhe dha selam” e transmeton Tahauij, Taberanij, IbnEbijShejbe, Abdurrazzaku dhe IbnHazmi me zinxhir të saktë dhe teksti është sipas këtij të fundit.
Veç tyre ka edhe disa sahabi të tjerë që e shkurtonin namazin në distanca të shkurta por që transmetimet prej tyre janë të dobëta dhe ata janë: AbdullahbinMesud, AlibinEbijTalib dhe DihjeEl-Kelbij -radiallahuanhum-
Umejri (një ish-rob i liruar nga IbnMesudi) tregon: “Kam dalë me AbdullahbinMesudin hipur pas tij në një mushkë në një distancë katër ferasikh dhe ai fali drekën dhe ikindinë dy rekate” e transmeton IbnHazm dhe në zinxhirin e tij janë tre njerëz që nuk dihet shumë rreth tyre: Umejri pastaj biri i tij pastaj nipi i tij.
En-NezzalbinSebra thotë se:“AlibinEbijTalibi doli për në En-Nekhle (emër vendi) dhe fali drekën dy rekate, ikindinë dy rekate pastaj u kthye brenda ditës dhe na tha: desha t’ju mësoj ju fenë tuaj” e transmeton IbnElmundhir dhe në zinxhirin e tij është një transmetues i dobët që quhet Xhuejbir.
MensurEl-Kelbij tregon se DihjeEl-Kelbij -radiallahuanhu- doli nga një fshat i Damaskut -aq sa fshati Ukbe nga Fustati e cila është 3 milje- në Ramazan. Ai e çeli agjërimin dhe e çelën me të disa njerëz ndërsa disa të tjerë nuk e pëqyen këtë gjë. Ai kur u kthye në fshatin e tij tha: “Pasha Allahun kam parë sot diçka që nuk e kam menduar se do ta shoh. Disa njerëz e lanë synetin e profetit -alejhi selam- dhe të shokëve të tij”. Këtë e thoshte për ata që agjëruan pastaj shtoi: “O Allah më merr pranë teje!” e transmeton EbuDaudi dhe në zinxhirin e tij është MensurEl-Kelbij i cili është i dobët.
4- Matja e tokës është diçka ose e pamundur ose e vështirë dhe kjo bie ndesh me këtë fe që është cilësuar si feja e teuhidit dhe e lehtësisë.
Sheikhul- islam IbnTejmije thotë: Përcaktimi (i udhëtimit) me milje dhe ferasikh ka nevojë për njohjen e masës së distancave dhe kjo është diçka që nuk e dinë veçse një pjesë e njerëzve dhe ata që i përmendin ato i përmendin bazuar në fjalët e të tjerëve dhe nuk janë gjëra të prera. Pastaj profeti -alejhi selam- nuk e ka matur ndonjëherë tokën me distanca atëherë si mundet që sheriati ti vejë umetit të tij një kufi i cili nuk është adet i profetit -alejhi selam- në fjalët e tij ndërkohë që është i dërguar te të gjithë njerëzit.
Pastaj thotë: “Ajo që njihet në fjalët e profetit -alejhi selam- është përcaktimi me intervale kohore si në hadithin e pusit profetik: [Gjatësia e tij është një muaj dhe gjerësia e tij një muaj] apo fjala e tij [Mes qiellit dhe tokës janë pesëqind vjet]”.
Shënim: Hadithi i pusit profetik është saktësuar me një tekst tjetër që ndodhet te Darimiu në librin Edh-Dhilal: “Mes dy anëve të pusit është sa mes Ejles(një qytet që sot bie në Jordani dhe quhet Akabe) dhe Sanasë(kryeqyteti i Jemenit të sotëm) udhëtimi i një muaji” e saktëson sheikh Albani.
Ndërsa hadithi i largësisë mes qiellit dhe tokës nuk është i saktë si hadith profetik por saktësohet si fjalë e IbnMesudit -radiallahuanhu- të cilin e transmeton IbnKhuzejme dhe Taberaniju me zinxhir të saktë.
Mendimi i tretë: Namazin e shkurton ai i cili udhëton më shumë se një ditë.
Ky mendim është transmetuar nga AbdullahbinAbasi -radiallahuanhu- si më poshtë:
Ata’binEbijRabahtregon se IbnAbasi ka thënë: “Namazi shkurtohet në një ditë të plotë dhe nuk shkurtohet në më pakë se një ditë” e transmeton IbnEbijShejbe me zinxhir të saktë.
Muxhahiditregon se IbnAbbasi ka thënë: “Nëse udhëton një ditë deri në Jaci plotësoje namazin dhe nëse shton atëherë shkurtoje” e transmeton Abdurrazaku dhe IbnEbijShejbe me zinxhir të saktë.
EbuHabra Ed-Dab’ij se e kam pyetur IbnAbasin -radiallahuanhu-: a të shkurtoj deri në Ejle? Ai më tha: “A shkon e vjen në një ditë?”. I thashë: Po. Ai më tha: “Jo, vetëm në një ditë të plotë” e transmeton IbnEbijShejbe me zinxhir të saktë.
Ky mendim është kundërshtuar me veprën e Aliut -radiallahuanhu- siç u tha më lart:
En-NezzalbinSebra thotë se: “AlibinEbijTalibi doli për në En-Nekhle (emër vendi) dhe fali drekën dy rekate, ikindinë dy rekate pastaj u kthye brenda ditës dhe na tha: desha t’ju mësoj ju fenë tuaj” e transmeton IbnElmundhir dhe në zinxhirin e tij është një transmetues i dobët që quhet Xhuejbir.
Gjithashtu IbnEl-Mundhiri -Allahu e mëshiroftë- këtu e ka renditur fjalën e IbnOmerit -radiallahuanhu- kur thotë: “Sikur të dilja një milje do ta shkurtoja namazin” e transmeton IbnHazm me zinxhir të saktë.
Mendimi i katërt: Namazin e shkurton ai i cili është në lëvizje dhe mban ushqimin dhe ujin.
AbasbinAbdullahEl-Xhushemij tregon se Uthmani -radiallahuanhu- thoshte: “Namazin e shkurton ai që mban ushqimin dhe ujin” e transmeton Abdurrazaku dhe Tahauiju me zinxhir të saktë.
Ebul-MuhelebEl-Xhermij tregon se Uthmani -radiallahuanhu- thoshte: “Namazin e shkurton ai që ecën jashtë vendit të tij ose ai që është në prani të armikut” e transmeton Abdurrazzaku, IbnEbijShejbe dhe Tahauij me zinxhiur të saktë.
LejthbinEbijSulejm thotë se Tausi tregon se Aishja -radiallahuanha- ka thënë: “Kur ta lësh mbajtjen e ushqimin dhe të ujin fal katër rekate” e transmeton IbnEbijShejbe dhe në zinxhirin e tij është Lejthi i cili bën gabime në hadith por ndoshta dëshmon për të fjala e UrrvebinEz-Zubejr të cilin kur e kanë pyetur për plotësimin e namazit në udhëtim nga ana e Aishes ka thënë: Ka menduar siç ka menduar Uthmani. E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
MuhamedbinSirini–dijetar i kohës së tabiinëve- thoshte: “Thonin: udhëtimi në të cilin shkurtohet namazi është ai i cili mbahet në të ushqimi dhe uji” E transmeton IbnEbijShejbe me zinxhir të saktë.
Sipas këtij mendimi udhëtar është vetëm ai i cili mban ushqimin dhe ujin ndërsa kur ecën nëpër një vend apo qëndron te një vend ku gjendet ushqimi dhe uji nuk është udhëtar.
Kundërshtimi që i është bërë këtij mendimi.
Sheikhu islam IbnTejmije thotë: “Ky mendim është marrë dhe Allahu e di më së miri se ata (mendojnë se) shkurtimi është bërë në udhëtim dhe jo në qëndrim sepse njeriu kur është në qëndrim në një vend ku gjen ushqimin dhe pirjen e tij nuk është nuk konsiderohet udhëtar por rezident ndryshe nga ai i cili ka nevojë të mbajë ushqimin dhe ujin sepse ky kështu ndjen vështirësi….. Këta mendojnë se ky lehtësim është bërë për shkak të vështirësisë dhe vështirësia është për atë që ka nevojë të mbajë ushqimin dhe pirjen”.
Pastaj Sheikhul-Islam IbnTejmije kur flet rreth Uthmanit -radiallahuanhu- thotë: “Me sa duket Uthmani -radiallahuanhu- i ka dhënë vendit për te i cili udhëtohet gjykimin e rrugës së tij që do të thotë se patjetër duhet të mos gjejë ushqimin dhe ujin (siç nuk e gjen gjatë rrugës dhe detyrohet ta mbajë vetë) dhe për këtë e kanë kundërshtuar shumica e dijetarëve të sahabëve dhe mendimi i tyre është më i saktë sepse profeti -alejhi selam- e ka shkurtuar namazin në vitin e çlirimit të Mekës edhe pse aty e gjente edhe ushqimin dhe ujin”.
Mendimi i pestë: Udhëtar është ai që del deri dhe nga vendi i punës ku punon (dmth: duhet të dalë jo vetëm nga vendbanimi por edhe nga kopshtet, kullotat dhe arat që e rrethojnë atë vend edhe nëse janë distancë e largët).
ShuajbbinMuhamed tregon se MuadhbinXhebeliUkbebinAmir dhe IbnMesudi -radiallahuanhum- thonin: “Mos t’ju mashtrojnë bagëtitë! Ecni me to majave dhe luginave dhe pretendoni se jeni udhëtarë! Jo, pa ndrojtje! Shkurtimi është në udhëtimin e lodhshëm nga horizonti në horizont” e transmeton IbnEbijShejbeme zinxhir të dobët.
Mirëpohadithi nga IbnMesudi-radiallahuanhu- mund të saktësohet sepse ka dhe një rrugë tjetër transmetimi nëpërmjet dy transmetuesve të tjerë: EbuUbejdebinAbdullahbinMes’ud dhe ZijadbinEbijMerjem të cilët tregojnë se AbdullahbinMesudi -radiallahuanhu- ka thënë: “Mos e shkurtoni namazin tuaj në tokat tuaja, kullotat tuaja dhe as mos ecni në fshatrat e Es-Seuadit(kopshtet e Kufes në Irak)për punët e juaja dhe të thoni jemi udhëtarë. Udhëtarë është ai që udhëton nga horizonti në horizont” e transmeton Taberaniju dhe Taberiu.
TarikbinShihabi tregon se AbdullahbinMes’ud -radiallahuanhu- ka thënë: “Mos t’ju mashtrojnë kopshtet tuaja në lidhje me namazin sepse ato janë nga vendi juaj (në një tjetër transmetim: nga Kufja juaj)” e transmeton IbnEbijShejbe me zinxhir të saktë.IbnHazmi thotë nga Kufja në Es-Seuad janë 70 milje. Kurse IbnTejmije thotë: Mes Kufes dhe Es-Seuadit janë 90 milje.
JezidbinSherik Et-Tejmij tregon: “Kam qenë me Hudhejfen -radiallahuanhu- në El-Medain dhe i kërkova leje për të takuar familjen time në Kufe. Ai më dha leje dhe ma bëri kusht që të mos e çel agjërimin dhe as të fal dy rekate derisa të kthehem” e transmeton Abdurrayaku me zinxhir të saktë.IbnHazmi thotë: mes El-Medainit dhe Kufes janë 60 e ca milje.
Këto transmetime tregojnë se këta sahabi nuk kanë marrë parasysh as intervalin kohor të udhëtimit as distancën tokësore por kanë marrë parasysh daljen e njeriut nga vendi i banimit dhe nga vendi i punës.
Kundërshtimet që i janë bërë këtij mendimi.
Sheikhul-islam IbnTejmije -Allahu e mëshiroftë- thotë: “Këtyre mund tju kundërpërgjigjesh me shkurtimin e banorëve të Mekës me profetin -alejhi selam- në Arafat,Muzdelife dhe Mina edhe pse ato kanëpërkatësi dhe varësi nga Meka më shumë se Es-Seuadi nga Kufja dhe më afër sesa ajo me të sepse nga porta E BenijShejbes (një nga portat e Qabesë në Meke) deri te vendi ku qëndron prijësi te gurët poshtë malit të Arafatit është një berid (udhëtimi i një gjysmë dite)”.
Pastaj sheikhu-islam IbnTejmije shton: “Kjo është ndryshe nga dalja e profetit -alejhi selam- (nga Medina) për në Kuba çdo të shtune edhe hipur edhe në këmbë apo dalja e tij për tu lutur për shehidet (e Uhudit) sepse para se të vdiste është lutur për ta, apo vajtja e tij për në Baki’a, apo ardhja e banorëve të rrethinave të Medines për të falur xhumanë sepse të gjitha këto nuk quhen udhëtim sepse emri i Medinës i përfshin…..dhe ndonjëri prej tyre del dhe kthehet te familja e tij brenda ditës pa u përgatitur për udhëtim dhe nuk mban ushqimin dhe ujin as gjatë rrugës dhe as atje kur mbërrin dhe as në kthim”.
Mendimi i gjashtë: namazin e shkurton ai i cili udhëton 1 milje nga vendbanimi i tij.
Ky mendim është mendimi i IbnHazmitprej dijetarëve të Dhahirive i cili në librin e tij “El-Muhal-la” thotë:
“Udhëtim në gjuhën arabe do të thotë: dalje nga vendbanimi dhe ecja në tokë. Kjo është ajo që thonë dijetarët e gjuhës me të cilën na ka folur Allahu dhe ka zbritur kurani dhe nuk lejohet të dilet nga ky gjykim veçse me argument të saktë. Pastaj kemi gjetur nga profeti -alejhi selam- se dilte deri te varrezat e Bakia (vend në afërsi të xhamisë profetike) apo në vendet e hapura për nevojat personale (jashtëqitja) dhe nuk ka shkurtuar dhe as ka çelur dhe kështu del kjo gjë nga kuptimi i udhëtimit apo nga marrja e gjykimit të udhëtimit. Kështu që nuk lejohet ta konsiderojmë udhëtim veçse atë që e kanë konsideruar ata që janë argument në gjuhë dhe këtë nuk e kemi gjetur të përdoret në më pak se një milje sepse është transmetuar nga IbnOmeri se ka thënë: “Sikur të dilja një milje do ta shkurtoja namazin” e transmeton IbnHazm me zinxhir të saktë.
Pra, gjykimin e udhëtimit në çelje dhe shkurtim ia kemi dhënë distancës 1 milje sepse nuk kemi gjetur dijetar gjuhe apo feje ta ketë quajtur udhëtim më pak se aq dhe ky është argument i saktë”.
Kundërshtimi që i është bërë këtij mendimi.
Sheikhul-islam IbnTejmije thotë: “Këta e kanë kufizuar udhëtimin nga ana gjuhësore duke thënë: më e pakta që kemi dëgjuar të quhet udhëtim është 1 milje ndërsa të tjerët e kanë kufizuar me sheriat dhe të dy mendimet janë të dobëta sepse sheriati nuk e ka kufizuar dhe po ashtu edhe nga dijetarët e gjuhës nuk është përcjellë nga ndonjëri prej tyre se ka thënë: dallimi mes asaj që quhet udhëtim dhe asaj që nuk quhet udhëtim është një distancë e përcaktuar. Madje vetë përcaktimi i udhëtimit me distancë është i papranueshëm edhe në sheriat edhe në gjuhë. Pastaj nëse do të ishte i kufizuar me distancën e një milje dhe kjo milje të llogaritej nga kufiri i fshatit atëherë profeti -alejhi selam- ka pas dalë më shumë se 1 milje nga vendi i tij në hixhaz dhe nuk ka shkurtuar dhe as çelur dhe nëse ka për qëllim një milje nga vendi ku mblidhen njerëzit dhe që quhet Medine atëherë ti nuk ke argument te dalja e profetit -alejhi selam- te varrezat apo vendi i kryerjes së nevojave biologjike sepse ato nuk janë jashtë kufirit të Medines……
Profeti -alejhi selam- dhe shokët e tij dilnin nga Medina më larg sesa një milje dhe vinin prej më larg se sa një milje dhe nuk shkurtonin si dalja e tij për në Kuba, Aualij (rrethinat e Medines) dhe Uhud dhe hyrja e tyre (në Medine) nga këto vende për xhuma etj.
Mendimi i shtatë: Udhëtim është ai që njerëzit e quajnë udhëtim sipas zakoneve të tyre.
Ky mendim është mendimi i sheikhul-islam IbnTejmijes -Allahu e mëshiroftë- dhe ai siç u tha më lart në disa citate të tij, hedh poshtë idenë e kufizimit të tij qoftë nga ana fetare qoftë edhe nga ana gjuhësore pastaj e lidhë atë me zakonin e njerëzve dhe ja çfarë thotë:
“Çdo emër i cili nuk ka një përkufizim në gjuhë apo sheriat, duhet të kthehet te zakoni që do të thotë se ai që njerëzit zakonisht e quajnë udhëtim është ai udhëtimi me të cilin sheriati e ka lidhur gjykimin”.
Pastaj ai sqaron varësinë e udhëtimit dhe karakteristikat e tij dhe thotë:
“Udhëtimi varet nga puna për të cilën është quajtur udhëtim dhe puna nuk mund të bëhet veçse në një interval kohor kështu nëse puna dhe koha janë të gjata dhe njeriu ka nevojë për atë që ka nevojë udhëtari: ushqimin dhe ujin atëherë ai quhet udhëtar edhe nëse distanca nuk është e largët. E nëse puna dhe koha janë të shkurtra aq sa nuk ka nevojë të mbajë ushqimin dhe ujin nuk quhet udhëtim edhe nëse distanca është e gjatë. Pra, baza e tij (udhëtimit) është puna që është quajtur udhëtim dhe puna nuk mund të kryhet veçse në një interval kohor kështu duhet të merret në konsideratë puna e cila është udhëtim dhe kjo nuk mund të jetë veçse në një vend i cili është jashtë vendit të tyre të cilin njerëzit e njohin me adetet e tyre dhe nuk ka kufi as në sheriat as në gjuhë por ajo që e quajnë udhëtim është udhëtim”.
Pra, sipas sheikhul-islam IbnTejmije -Allahu e mëshiroftë- udhëtim quhet puna për të cilën njeriu ka dalë të kryej dhe duke qenë kështu ka nevojë të merren në konsideratë dy gjëra:
E para: Intervali kohor sepse çdo punë nuk mund të kryhet veçse në një interval kohor atëherë nëse ai është i shkurtër, puna zakonisht nuk quhet udhëtim. Kështu daljet e profetit -alejhi selam- nga Medina për në Kuba, Uhud, Aualij (rrethinat e Medines) nuk janë konsideruar udhëtim sepse shkonin dhe ktheheshin brenda ditës dhe as përgatiteshin për udhëtim.
Ndërsa kur intervali kohor është i gjatë atëherë puna mund të quhet udhëtim edhe nëse distanca është e shkurtër siç kanë bërë banorët e Mekës me profetin -alejhi selam- në nëArafatMuzdelife, dhe Mina ku të gjitha këto janë distanca të shkurtra që po të shkosh e të kthehesh mund të kthehesh brenda ditës por puna që donin të kryenin ata u mori atyre disa ditë dhe kështu u futën në gjykimin e udhëtarit.
E dyta: Dalja nga vendbanimi sepse vetë fjala [sefer] në gjuhën arabe do të thotë: dalje në vend të hapur dhe lëvizjet brenda vendit edhe nëse puna mund të marrë gjithë ditën nuk quhen udhëtim.
Konkluzioni i studimit.
Pas këtij pasqyrimi të fjalëve të dijetarëve të islamit mund të themi: Nuk mbetet dyshim se udhëtimi nuk është i kufizuar as me distancë kohore dhe as me distancë tokësore si nga ana fetare ashtu dhe nga ana gjuhësore dhe nuk mbetet tjetër gjithashtu veçse marrja në konsideratë e zakonit të njerëzve siç thotë sheikhul-islam IbnTejmije -Allahu e mëshiroftë-.
Sheikhul-Islam Ibntejmije gjatë analizës së tij vë në dukje dy veçori pa të cilat udhëtari zakonisht nuk quhet udhëtar:
1- Dalja nga vendbanimi, veçori kjo që e shohim te të gjithë dijetarët edhe pse ndonjëri prej tyre si sahabiu i nderuar IbnMesudi -radiallahuanhu- ka shkuar shumë larg në konsiderimin e të kësaj veçorie duke futur në rrethin e vendbanimit edhe kopshtet e Es-Seuadit për Kufen -siç u tha më lart- ndërkohë që Minaja për Mekën është akoma më afër dhe ai vetë e ka kundërshtuar Othmanin kur e ka plotësuar namazin në Mina.
2- Puna për të cilën dilet duhet të marrë një kohë të konsiderueshme që të jetë udhëtim sepse për kohët të shkurtra njeriu zakonisht nuk përgatitet si udhëtar.
Më ka pëlqyer një citat i sheikhul-islam IbnTejmije kur analizon mendimin atyre që e kufizojnë udhëtimin me 1 berid (udhëtimi i një dite) dhe thotë:
“Udhëtarit Allahu i madhëruar ia ka lejuar çeljen në Ramazan dhe më e pakta e çeljes është një ditë dhe distancën 1 beridmund ta bësh vajtje-ardhje dhe kështu njeriu ka nevojë për çelje në muajin e Ramazanit dhe ka nevojë për shkurtimin e namazit ndryshe kur ajo është më pak se aq sepse ai mund të mos ketë nevojë për shkurtim dhe as çelje nëse udhëton në fillim të ditës dhe kthehet para drekës….”.
Marrja parasysh e këtyre dy veçorive i jep zgjidhje shumë pyetjeve dhe dilemave që lindin sidomos në kohën e sotme kur mjetet e udhëtimit kanë shkurtuar shumë distancat që do të thotë se një punë që dikur quhej udhëtim sot mund të mos quhet udhëtim duke parë kohën që merr kryerja e saj prandaj kushtoi rëndësi këtyre dy veçorive se do të gjesh zgjidhje për shumë dilema.
Shkroi: Dr. Abdullah Nabolli
Të Ngjashme
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- Në cilën anë të imamit është më mirë të falemi? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin