Në Ansamblenë Akademike Ndërkombëtare të Fikhut 27/287 thuhet: Mysafri (udhëtari) kur mbërrin në vendin e tij, dispozitat që lidhen me (namazin) e udhëtarit përfundojnë. Falja e farzit (që më parë e shkurtonte) për të ndryshon, sepse kthehet në vendas. Për çfarëdo arsye qoftë shkuarja e tij në vendin ku jeton, për të jetuar, thjeshtë kalim për diku tjetër, apo për ndonjë punë.
Hyrja në vendin ku jeton, pas të cilës ndërpriten dispozitat e udhëtimit, është atëherë kur kthehet në vendin prej të cilit filloi shkurtimin e namazit. Nëse i afrohet vendit të tij dhe hyn koha e namazit, ai konsiderohet akoma udhëtarë përderisa nuk ka mbërritur akoma në vendin e tij.
[Ansambleja e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut 27/287].
Dijearët e komisionit të përhershëm janë pyetur: Isha në udhëtim dhe duke u kthyer, vendosa që namazin e drekës dhe të ikindisë ti fal të bashkuar pasi kishte dalë koha e drekës kur mbërrita në shtëpinë time. A është e saktë nëse i shkurtoj të dy namazet, duke e ditur se unë mbërrita në shtëpinë pas namazit të ikindisë (ndëkohë që koha e namazit të drekës kishte kaluar)?
Përgjigje: Mysafiri (udhëtari) kur mbërrin në vendin e tij ku jeton, nuk i lejohet më shkurtimi i namazit, për shkak të mbarimit të udhëtimit me mbërritjen në vend.
[Komisioni i përhershëm i fetvave 6/449].
Përktheu Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- A mund ti agjëroj ditët që i kanë mbetur borxh një të afërmi që ka vdekur? Lexhnetu Daime
- Nuk pranojnë ta falin Bajramin pas atyre që i kundërshtojnë në numrin e tekbireve? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Çfarë është namazi i Bajramit dhe si falet ai? Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Alkoli, Dëmet dhe Gjykimi Fetar për të Ardit Ulqinaku