Kurani është shërim

Ibnul Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Kurani është shërim për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe të trupit, ato sëmundje që e dëmtojnë në këtë jetë dhe në jetën tjetër, por jo çdo njeriu i jepet mundësia dhe suksesi të shërohet nëpërmjet tij.

Nëse i sëmuri mjekohet mirë me të duke patur bindje, besim, pranim të plotë dhe qëndron larg dyshimeve, pra plotëson kushtet përkatëse, asnjë sëmundje nuk mund t’i rezistojë atij.

E si mund t’i rezistojnë sëmundjet fjalëve të Zotit të tokës dhe të qiellit?!

Fjalë që nëse do të zbrisnin mbi male do t’i kishin thërrmuar, e nëse do të zbrisnin mbi tokë do t’a kishin çarë atë!