A konsiderohet Kurani fjalë e Zotit?

July 13, 2017

Pyetja me nr. 7482: A konsiderohet Kurani fjalë e Zotit të Lartësuar, apo është libër lutjesh?

Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe nderimet e Tij janë për të dërguarin e Tij!

Përgjigje: Kurani është fjala e Allahut të cilën Xhibrili (alejhi selam) e dëgjoi prej Zotit të Larmadhëruar, dhe ia zbriti Muhamedit (alejhi salatu ues selam) duke ia lexuar. Ky Kuran përmban brenda tij edhe lutje, siç është p.sh.: “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta) pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje! Vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!”

Kjo lutje është ajet prej fjalës së Allahut të Lartësuar.

Vetëm Allahu është ai që jep suksesin!

Komisioni i përhershëm për studime akademike dhe fetva:

Abdul Aziz bin Baz

Abdullah bin Kuud

Abdullah bin Gudejan

Abdurrezak el Afifi

Përktheu: Fatjon Isufi

Loading...