Kush është Zoti yt?

Kush është Zoti yt?

“Nëse të thuhet: Kush është Zoti yt? Thuaj: Zoti im është Allahu i Cili përkujdeset për mua, Ai më ka krijuar (dhe përkujdeset për të gjitha krijesat me mirësitë e Tij.” Ai është dhuruesi i të gjitha mirësive që kanë robërit e Tij. Allahu thotë: ’’Çdo mirësi që keni është prej Allahut.’’ En Nahl; 53.

Ky kuptim është marrë nga kuptimi i fjalës ‘Zot’. Prej kuptimeve të fjalës Zot siç do t’a marrim më pas, është Sunduesi dhe Pronari i çdo gjëje, Dhuruesi i mirësive, i Adhuruari.

Shejhu ka thënë: “Dhe Ai është i adhuruari im i vetëm, nuk kam të adhuruar tjetër krahas Tij. Argument për këtë është Fjala e Allahut të Lartësuar: ‘’Elhamdulilahi Rabbil Alemijn – Lavdërimet absolute në të gjitha aspektet janë për Allahun, Zoti i Cili kujdeset për të gjitha krijesat.’’ Fatiha; 2”

Argumenti këtu është tek fjala e Tij ‘’Rabbil Alemijn – Zoti i Cili kujdeset për të gjitha krijesat’’. Elhamdulilahi d.m.th. të gjithë lavdërimin e plotë e meriton Allahu i Lartësuar dhe i Pa të meta. Ai është Rabbil Alemijn – Zoti i Cili kujdeset për të gjitha krijesat.’’

Më pas Shejhu ka thënë: “Çdo gjë tjetër përveç Allahut është Alem (njëjësi i Alemijn) d.m.th. krijesë, dhe unë jam një nga ato krijesa.” Unë jam një krijesë nga krijesat. Qiejt dhe Toka dhe çfarë ka mes tyre janë krijesa. Është thënë: Krijesat janë quajtur Alem sepse janë Alemeh (shenjë treguese) për Krijuesin dhe Kujdestarin e çështjeve të tyre.

Shejh Abdurrahman ibn Nasir el Berrak, Allahu e ruajtë.

Sherh Thelethetul Usul