Kush janë ata të cilët nuk do të kenë frikë dhe nuk do dëshpërohen?

Kush janë ata të cilët nuk do të kenë frikë dhe nuk do dëshpërohen, as do brengosen dhe as do pikëllohen?

A jemi ne prej tyre?
Si të jemi prej atyre të cilët nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen?

Lexo dhe medito!

Njëmbëdhjetë llojet e njerëzve që nuk do të kenë frikë (në momentin e ndarjes nga kjo botë) dhe nuk do të pikëllohen (në botën tjetër):

 فَمَن تَبِعَ هُدايَ فَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ 

1- “E kush e ndjek udhëzimin Tim ata nuk do të kenë frikë dhe nuk do të pikëllohen.”
| Surja El-Bekare: 38 |

 مَن آمَنَ بِاللَّهِ وَاليَومِ الآخِرِ وَعَمِلَ صالِحًا فَلَهُم أَجرُهُم
عِندَ رَبِّهِم وَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ 

2- “… kushdo që beson Allahun dhe jetën tjetër dhe bën vepra të mira, do të shpërblehen nga Zoti i tyre. Ata nuk do kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen!”

| Surja El-Bekare: 62 |

 مَن أَسلَمَ وَجهَهُ لِلَّهِ وَهُوَ مُحسِنٌ فَلَهُ أَجرُهُ عِندَ رَبِّهِ
وَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ 

3- “… kush ia nënshtron fytyrën Allahut dhe bën vepra të mira do ta ketë shpërblimin te Zoti i tij. Ata nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.”
| Surja El-Bekare: 112 |

الَّذينَ يُنفِقونَ أَموالَهُم في سَبيلِ اللَّهِ ثُمَّ لا يُتبِعونَ ما أَنفَقوا مَنًّا وَلا أَذًى لَهُم أَجرُهُم عِندَ رَبِّهِم وَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ 

4- “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut pa e përcjellë atë me përgojim apo fyerje, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen.”
| Surja El-Bekare: 262 |

 الَّذينَ يُنفِقونَ أَموالَهُم بِاللَّيلِ وَالنَّهارِ سِرًّا وَعَلانِيَةً فَلَهُم
أَجرُهُم عِندَ رَبِّهِم وَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ 

5- “Ata që japin nga pasuria e tyre natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre. Ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen.”
| Surja El-Bekare: 274 |

 إِنَّ الَّذينَ آمَنوا وَعَمِلُوا الصّالِحاتِ وَأَقامُوا الصَّلاةَ وَآتَوُا
الزَّكاةَ لَهُم أَجرُهُم عِندَ رَبِّهِم وَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ 

6- “Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zekatin, do të kenë shpërblim te Zoti i tyre dhe nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen.”
| Surja El-Bekare: 277 |

 وَلا تَحسَبَنَّ الَّذينَ قُتِلوا في سَبيلِ اللَّهِ أَمواتًا بَل أَحياءٌ
عِندَ رَبِّهِم يُرزَقونَ ، فَرِحينَ بِما آتاهُمُ اللَّهُ مِن فَضلِهِ
وَيَستَبشِرونَ بِالَّذينَ لَم يَلحَقوا بِهِم مِن خَلفِهِم أَلّا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ 

7- “Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij, dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë). Sepse ata nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).”
| Surja Ali Imran: 169-170 |

 فَمَن آمَنَ وَأَصلَحَ فَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ 

8- “… Pra kushdo që beson dhe u përmirësua nuk do të frikësohet e as nuk do të pikëllohet.”
| Surja El-En’am: 48 |

 فَمَنِ اتَّقى وَأَصلَحَ فَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ 

9- “… ata që ruhen nga të këqijat dhe përmirësohen nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.”
| Surja El-A’raf: 35 |

 أَلا إِنَّ أَولِياءَ اللَّهِ لا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ 

10- “Pa dyshim që miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u pikëlluar.”
| Surja Junus: 62 |

إِنَّ الَّذينَ قالوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ استَقاموا فَلا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ 

11- “Me të vërtetë, ata që thonë ‘Zoti ynë është Allahu’ dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur në rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar e as për t’u pikëlluar.”

| Surja El-Ahkaf: 13 |

A i njohe se kush janë ata 11 lloje njerëzish të cilët nuk kanë për t’u frikësuar dhe as për t’u pikëlluar?

Anis Agovi