Modesti dhe edukatë!
Thotë njëri nga nxënësit e shejkh Albanit, Salih Taha (Ebu Islam), duke treguar për shejkhun e vet: “Shejkhu telefonoi një ditë kur unë nuk isha në shtëpi dhe telefonin e ngriti vajza ime e vogël duke i thënë menjëherë: ‘Esselamu alejkum ue rahmetullah’. Shejkhu pyeti për mua pastaj i tha asaj: ‘Njoftoje babanë tënd se telefonoi Muhammed Nasiruddin el Albanij’. (Dhe nuk tha ‘Shejkhu’… dhe kjo ishte prej modestisë së tij – Allahu ja ngrittë gradat në Xhennet)
Kur u ktheva në shtëpi vajza ime më tha: ‘Të morri në telefon një burrë me emrin Muhammed Nasiruddin el Albanij.’ Atëherë e morra direkt në telefon shejkhun, i cili pasi më kërkoi atë që dëshironte prej meje, më tha: ‘O Ebu Islam! Kur të morra në telefon qëparë, e hapi vajza jote e vogël duke më thënë: ‘Esselamu alejkum ue rahmetullah’. A është ky një veprim që bëhet me dituri, apo është një veprim individual nga një e vogël? Duam të përfitojmë o Ebu Islam!’ (Edhe kjo ishte prej thjeshtësisë së tij dhe urtësisë së tij në davet – Allahu e mëshiroftë!)
I thashë: ‘Ky është një veprim i vogëlushes dhe për herë të parë. Ndërsa ajo që ne dimë në këtë çështje është se ai që e ngre receptorin e telefonit duhet të thotë: Po. (Urdhëro); dhe ai që i ra telefonit i jep selam, pastaj ky ja kthen selamin, dhe jo tja fillojë ai i pari me selam.
Atëherë shejkhu -Allahu e mëshiroftë – tha: ‘Kjo është e sakta që ne dimë. Sepse ai që i bie telefonit është si ai që troket në derë, nuk ka dallim mes tyre’
“Akidja së pari! Veç sikur ta dinin” Shejkh Ebu Islam Salih Taha. (fq.16)
Thotë shejkh Bekr Ebu Zejd – Allahu e mëshiroftë – në libërthin e tij: “Edukata e telefonit”:
Tema: “Selamin e jep ai që merr në telefon, në fillim dhe në fund”
“Ai që merr në telefon, është ai që vjen, prandaj me tu hapur telefoni (prej personit tjetër) le tja fillojë ai i pari me përshëndetjen islame: ‘Esselamu alejkum’ (Paqja qoftë mbi ju!) sepse ajo është simbol i Islamit, dhe çelës i sigurisë dhe i paqes, dhe ajo është nder për ummetin e Muhammedit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!
Dhe kështu ka ardhur në sunetin fisnik. Nga Rib’ij – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se ka thënë: “Na ka njoftuar një burrë prej fisit Beni Amir, se ai kërkoi leje të hynte tek Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – i cili ishte në shtëpinë e tij, duke thënë: A të futem? – Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – i tha shërbëtorit të tij: ‘Shko tek ky dhe mësoi si të marrë leje, dhe thuaji atij: ‘Thuaj: Esselamu alejkum. A mund të hyj?’, atëherë e dëgjoi ai burri dhe tha: Esselamu alejkum! A mund të hyj? – Atëherë i lejoi Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – dhe ai hyri.” Transmeton Ebu Daudi.
Dhe kjo tregon se kush e jep i pari selamin. Prandaj ai që merr në telefon duhet tja fillojë me selam përpara se të flasë (sh.p.:çdo fjalë tjetër, sigurisht këtu bëhet fjalë për telefonatat mes muslimanëve praktikantë), dhe nuk duhet të heshtë deri sa t’i flasë ai që ja hap telefonin.”