Kush vjen tek dyert e pushtetarit do të sprovohet

Nga Ebu Hurejrah – Allahu qoftë i kënaqur prej tij – përcillet se i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Kush jeton në shkretëtirë bëhet i vrazhdë, kush shkon pas gjahut bëhet i pakujdesshëm, dhe kush vjen në dyert e pushtetarit do të sprovohet! Dhe nuk shton dikush afrimin me pushtetarin veçse do të shtojë largësinë prej Allahut!”[1]

Shpjegimi: “Kush banon në shkretëtirë bëhet i vrazhdë”, zemra e tij do të bëhet e fortë dhe e ngurtë sepse banorët e shkretëtirës nuk përzihen me dijetarët veçse pak, dhe nuk i mësojnë moralet e larta. Butësia e zemrës arrihet me mbajtjen e marrëdhënieve farefisnore dhe bamirësinë ndaj tyre. Tek ata mbizotërojnë cilësitë e egërsirave për shkak të diturisë së tyre të pakët dhe largësisë prej njerëzve.[2]

“Kush shkon pas gjahut do të jetë i pavëmendshëm.” Ai që është shumë i lidhur me gjuetinë dhe angazhohet së tepërmi me të do të jetë i pakujdesshëm ndaj adhurimit të Allahut, sepse zemra e tij do të preokupohet me gjahun dhe do të mbizotërojë tek ai derisa ta çojë në pakujdesi. Kështu ndoshta harron xhumanë dhe namazet me xhemat. Ndërsa ai që ka nevojë për të dhe ajo nuk e largon nga adhurimi i Allahut të Lartmadhëruar nuk futet në këtë hadith. Allahu e di më mirë![3]

“Kush vjen tek dyert e pushtetarit do të sprovohet.” D.m.th. do të sprovohet në fenë e tij (do të lëshojë pe në të dhe do të dobësohet në fe), sepse nëse i bindet atij (pushtetarit) në çdo gjë që vepron dhe lë atëqë ai i kërkon, ai kështu vë në rrezik fenë e tij. E nëse e kundërshton vë në rrezik dynjanë e tij (si thika me dy presa). S’ka dyshim se ajo që ndalohet këtu është miratimi i gjërave që nuk e kënaqin Allahun e Lartmadhëruar, apo tahmaja[4] e tepërt në dynja. Ndërsa kush shkon tek ata për t’i këshilluar dhe për t’i ndihmuar, apo për t’u ndihmuar me ta në të mira dhe devotshmëri, dhe ruhet nga çdo gjë që ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij – sal lall llahu alejhi ue sel lem –, kjo është nga adhurimet më madhështore dhe përpjekja më e madhe në rrugë të Allahut (sh.p. realisht kjo është diçka që kërkon besim dhe burrëri që nuk janë të lehta për t’u gjetur, por Allahu i jep sukses kujt të dëshirojë). Për shkak të fjalës së Profetit – sal lall llahu alejhi ue sel lem -: “Feja është këshillë. – I thamë: Për kë o i Dërguar i Allahut? – Tha: Për Allahun, për Librin e tij, për të Dërguarin e Tij, për udhëheqësit e muslimanëve dhe popullin mbarë.” (Muslimi me nr. 55)[5]

Marrë nga: “Fikhu da’ueti min ‘Sahihil Imam el Bukhari’” (Rregullat e thirrjes në fenë e Allahut të nxjerra prej Sahih Buharit) i Seid ibn Alij ibn Uehb el Kahtani, një studim prej 1289 faqesh me të cilin autori ka fituar gradën doktor i shkencave Islame prej Universitetit Islamik “El Imam Muhammed ibn Suud”, dhe që e ka shpërndarë drejtoria e përgjithshme e “Komisionit të studimeve shkencore, fetvave, thirrjes dhe udhëzimit” në Arabinë Saudite.

————————————————–

[1] Transmeton Ahmedi në “Musned” (371, 440/2), Ebu Daudi etj. dhe e ka saktësuar zinxhirin e transmetimit të imam Ahmedit dijetari i madh Albani në “Silsiletul ehadith es sahihah” (267/ 3) me nr. 1272. Ka thënë el Axhluni: ‘E transmeton Ahmedi dhe Bejhakiu me zinxhir të saktë, siç ka ardhur tek “Keshful khafa ue muzilul ilbas amm-eshtehera fi elsinetin nas” (309/2 me nr. 2417). E ka saktësuar zinxhirin e këtij hadithi edhe Mahmud Deruish el Huut dhe ka thënë: E transmeton Ahmedi me zinxhir të saktë, siç ka ardhur tek “Esnal metalib fi ehadith mukthelifetil meratib” fq. 286.

[2] Shiko “Tuhfetul ahuedhij bi sherh sunen et Tirmidhij” të Mubarakfuri (532/6).

[3] Shiko “Aunul ma’bud shersh Sunen Ebi Daud” të Muhammed Shemsul-Hakk (68/8).

[4] Fjalori i gjuhës së sotme shqipe: TAMAH m. bised.

Lakmi, pangopësi, “Ka tamah. Bën (vë) tamah lakmon. Nga tamahu heq stomaku.” Fjalë e urtë.
TAMAHQAR m. bised.

  1. Ai që është i pangopur, ai që ka tamah, lakmitar. Tamahqar për punë. Tamahqar për plaçkë. Ishte (u bë) tamahqar i madh.
    2. si mb. ~, ~E. Që s’ngopet kurrë, që ka tamah, lakmues. Njeri (fëmijë) tamahqar.

[5] Shiko “Aunul ma’bud shersh Sunen Ebi Daud” (61/8).