Ky është namazi

Ky është namazi!

Porosia e fundit e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ishte; “namazi, namazi…” Shënon Ebu Daudi.
Kjo ngase namazi është vepra më e mirë. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) u pyet se cila është vepra më e mirë? Ai tha: “Namazi në kohën e tij.” Shënon Muslimi.
Namazi:

  • është shlyerje për mëkatet dhe gabimet,
  • është siguri për njeriun në dynja,
  • është siguri nga kufri dhe shirku,
  • është premtim nga Allahu për t’a futur njeriun në Xhenet,
  • është dritë në dynja, në varr dhe në ditën e Kiametit,
  • është lidhja dhe bashkëbisedimi midis njeriut dhe Zotit të tij.
    Namazi obligativ me xhemat është:
    (1) Namazi i sabahut dhe jacisë të cilët janë siguri nga nifaku.
    (2) Namazi me xhemat i cili është prej suneteve të udhëzimit.

Unejs Sheme