Lavdërimi i shejh dr. Muhamed Tekiudin El-Hilali për banorët e Medines

Nëse vetëm të mirë,
Dynjaja do të kishte pasur,
ata vetëm në Tajbe
do t’i kishe hasur.

Se mes tyre qëndron
Profeti i nderuar,
drita e kandilit të tij
çdo errësirë ka larguar.

Shkëputur nga libri i autorit me titull “Thirrja për tek Allahut në vende të ndryshme”.
Medina është qytet i vjetër i Gadishullit Arabik, dhe ky emër është emri islam i saj dhe do të thotë Qytet.
Emri i hershëm i Medines ka qenë Jethrib, por ajo njihet edhe me emrin Tajbe sepse Profeti -alejhi selam- ka thënë për të:
“Allahu më ka porositur ta quaj Medinen Tajbe.” E transmeton Taberani dhe e saktëson shejh Albani.

Tajbe do të thotë: e mirë, e këndshme, e butë, e rehatshme.