Është pyetur Shejh Bin Bazi, Allahu e mëshiroftë: A lejohet bërja e kurbanit kur ndërtohet gjysma e shtëpisë, apo kur plotësohet (përfundon) ndërtimi i saj?
Dhe është përgjigjur: Ky veprim kërkon shtjellim. Nëse ka për qëllim mbrojten nga xhindët apo ndonjë qëllim tjetër nga i zoti i shtëpisë, se me bërjen e këtij kurbani ndodh kjo apo ajo gjë dhe se ai (kurbani) i mbron banorët e asaj shtëpie. Ky veprim nuk lejohet dhe konsiderohet prej risive në fe. Nëse (kurbani) bëhet për xhindët atëherë është shirk i madh (idhujtari), sepse është adhurim që bëhet për dikë tjetër përveç Allahut.
Por nëse (kurbani) bëhet si falënderim për Allahun, që i mundësoi ndërtimin e gjysmës së shtëpisë apo ndërtimin e çatisë dhe mbledh të afërmit apo komshinjtë (për të ngrënë nga kurbani), kjo është e lejuar.
Këtë e veprojnë shumë prej njerëzve në shenjë falënderimi dhe pohimi të mirësive që Allahu u ka dhënë, sepse i largoi ata nga qeraja dhe u mundësoi banesën (në pronën e tyre) pa qera. Apo siç bëjnë disa njerëz kur vijnë nga udhëtimi. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur vinte nga ndonjë udhëtim bënte kurban një deve dhe thërriste njerëzit në gosti. E transmeton Buhariu me nr. 3089.
“Fetvatë e Bin Bazit” 5/388.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Disa njerëz kur ndërrojnë shtëpi bëjnë kurban dhe thërrasin komshinjtë dhe të afërmit. Ky veprim lejohet dhe s’ka problem nëse nuk është i shoqëruar me ndonjë besim të prishur, siç ndodh në disa vende kur shkojnë në ndonjë shtëpi dhe e para gjë që bëjnë është të marrin një dash dhe ta therin në pragun e derës, me qëllim që gjaku të rrjedhë mbi prag. Dhe thonë: Kjo i pengon xhindët të hyjnë brenda kësaj shtëpie. Ky konsiderohet besim i prishur dhe nuk ka asnjë lloj origjine në fenë tonë.
Ndërsa therja e kurbanit në shenjë gëzimi nuk ka problem dhe është e lejuar.
Marrë nga libri: “Sherhul mumti” 7/550, 551.
Përktheu: Arjan Gazidede
Dosje: Kurbani
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali