A lejohet betimi mbi mus’haf (libri ku është shkruar kurani)?

April 17, 2016

A lejohet betimi mbi mus’haf (libri ku është shkruar kurani)?

Përgjigja: Mus’hafi ka gjëra:
1- Fletët, boja dhe kapakët të cilat janë gjëra të krijuara dhe nuk lejohet betimi në to.
2- Fjalët e Kuranit të cilat janë fjalët e Allahut dhe cilësi e tij dhe betimi në cilësitë e Allahut lejohet dhe është i njëjtë me betimin në emrin e tij siç ka ardhur në disa dua:
“Mbështetem në krenarinë e Allahut dhe fuqinë e tij të më mbrojë prej të keqes së asaj që ndjej dhe frikësohem” e transmeton Muslimi
“Mbështetem në fjalët e plota të Allahut të më mbrojë prej të keqes së krijesave të tij” e transmeton Muslimi etj.
Kështu që ai që betohet në mus’haf është betuar është betuar edhe në gjë të lejuar edhe në gjë të ndaluar dhe kjo përzierje nuk lejohet dhe në rast se duam ta saktësojmë këtë betim atëherë mund të themi: Betohem në fjalën e Allahut që gjendet në këtë mus’haf! Tani ky betim në këtë formë është i lejueshëm -siç thotë dhe sheikh Albani Allahu e mëshiroftë- sepse ke përjashtuar atë pjesë që nuk lejohet betimi në të.

Loading...