Pyetja e dhjetë nga fetvaja me nr. 4765.
Pyetje: A i lejohet personit ta shoqërojë babanë e tij në haxh para se ta kryej vet?
Përgjigje: Kryerja e haxhit është obligim për secilin musliman të lirë dhe të logjikshëm, që ka arritur pjekurinë dhe ka mundësi për kryerjen e tij një herë në jetë. Bamirësia ndaj prindërve dhe ndihmesa e tyre për përmbushjen e obligimit është legjitime sipas mundësive. Përveçse detyrë për ty, së pari është ta kryesh haxhin për veten tënde e pastaj të ndihmosh babanë tënd, nëse nuk është mundësia që ta kryeni haxhin së bashku. E nëse i jep përparësi babait tënd (duke e ndihmuar në kryerjen e haxhit), haxhi juaj është i saktë.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva
Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
Zv/kryetar: Abdurrazak Afifi
Anëtar: Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Haxhi
Të Ngjashme
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zëvendësit e djallit në tokë Dr. Fatmir Strumi
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Përmendja e Allahut para gjumit Shejh Meshhur Hasen
- Kremtimi i Mevludit mes dashurisë për Profetin ﷺ dhe ndjekjes së Sunetit (kur lënia e diçkaje është pjesë e Sunetit Dr. Fatmir Strumi