Fetvaja me nr. 3198.
Pyetje: A më lejohet ta kryej haxhin me pasurinë e dikujt tjetër? Dhe a është i saktë haxhi i atij që akoma nuk është martuar?
Përgjigje: Së pari: Kur dikush e kryen haxhin me pasurinë e dikujt tjetër, pra si sadaka që dikush ia jep, atëherë haxhi i tij nuk ka asnjë problem. E nëse pasuria e tij ka qenë e fituar në haram haxhi i tij konsiderohet i saktë, por atij i kërkohet të pendohet nga kjo gjë.
Së dyti: Haxhi i të riut që akoma nuk është martuar konsiderohet plotësisht i saktë dhe për këtë nuk dimë të ketë kundërshtime mes dijetarëve.
Allahu është Ai që jep suksesin! Paqja dhe nderimet e Tij qofshin mbi Pejgamberin, familjen dhe shokët e tij!
[Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:]
Abdul Aziz bin Baz
Abdu Rrezak Afifi
Abdullah Gudejan
Abdullah bin Ku’ud
Përktheu: Fatjon Isufi
Dosje: Haxhi
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Namazi me xhemat Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve