Është pyetur dijetari Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë: A lejohet të bëj kurban për prindërit e mi të cilët kanë ndërruar jetë?
Ai është përgjigjur: Origjina është se kurbani bëhet nga të gjallët siç bënte Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokët e tij, të cilët thernin kurban për veten dhe për familjet e tyre. Ndërsa mendimi që kanë disa njerëz se kurbani është i veçuar për të vdekurit, nuk ka asnjë bazë në fe.
Kurbani i therur për të vdekurit është tri llojesh:
1- Kur e bën kurbanin për të vdekurin me nijet duke e bashkangjitur me ata që jetojnë. Siç bën njeriu kur ther kafshën për veten dhe për familjen e tij, dhe bën nijet që ky kurban të jetë edhe për ata pjestarë që kanë vdekur. Kjo lejohet dhe ka si origjinë praktikën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kur bënte kurbanet e tij për të gjithë familjarët, ku përfshiheshin edhe ata që kishin ndërruar jetë.
2- Të bëj kurban për të vdekurit kur ai ia lë testament dhe kjo është detyrë të zbatohet, duke përjashtuar rastin kur nuk ka mundësi. Për testamentin e të vdekurit, Allahu i Lartësuar thotë: “Kush e ndryshon testamentin pasi e ka dëgjuar, ta dijë se gjynahu është i rëndë për ata që e ndryshojnë. Sigurisht që Allahu i dëgjon dhe i di të gjitha.”
3- Të bëj kurban të mirëfilltë për të vdekurin pa e shoqëruar me të gjallët në formë sadakaje. Kjo lejohet. Këtë e kanë përmendur Hanbelitë të cilët kanë pohuar se sevapi i shkon të vdekurit dhe e kanë krahasuar atë me sadakanë që jepet për të vdekurin.
Unë nuk e shikoj që veçimi i të vdekurit duke bërë kurban për të të jetë prej sunetit, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk ka veçuar ndonjë të vdekur me kurban. Ai nuk ka bërë kurban për xhaxhain e tij Hamzain i cili ishte më i dashuri për të. Ai nuk bëri kurban për Hatixhen dhe fëmijët e tij. Madje fëmijët i vdiqën, tre vajzat dhe tre djemtë (e m.gj.th. nuk bëri kurban për ta). Shokët e tij që erdhën më pas nuk e kanë praktikuar një kurban të tillë.
E shoh të gabuar atë që veprojnë shumë njerëz të cilët therin kurban për të vdekurin në përvjetorin e parë, dhe e quajnë “Kurbani i gropës së varrit”. Ata besojnë se në këtë kurban nuk duhet të përzihet askush në shpërblimin e tij. Therin kurban si sadaka për të vdekurin apo për të zbatuar testamentin e tij, dhe nuk bëjnë kurban për vetet dhe për familjet e tyre. Sikur ta dinin se njeriu kur ther kurban nga pasuria e tij për veten dhe familjen, aty përfshihen të gjallët dhe të vdekurit, atëherë nuk do ta anashkalonin këtë duke vepruar gjëra të tjera.
Marrë nga libri: “Rregullat e kurbanit dhe therjes.”
Përktheu: Arjan Gazidede
Dosje: Kurbani
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures El Fatiha në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- Namazi me xhemat Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve