Pyetja e shtatë e fetvave me nr. 687.
Pyetje: Siç është e ditur, surja El Ihlas është e barabartë me një të tretën e Kuranit në shpërblime dhe mirësi. Pra, nëse njeriu e lexon këtë sure tri ose katër herë, a e arrin shpërblimin e hatmes së plotë të Kuranit?
Përgjigje: Nuk ka dyshim se mirësitë e Allahut janë të shumta! Është vërtetuar hadithi që tregon se leximi i sures El Ihlas është i barabartë me një të tretën e Kuranit në mirësi dhe shpërblim, dhe pa dyshim se lexuesi i kësaj surje tri herë e arrin shpërblimin e hatmes së Kuranit.
Por nuk duhet të harrojmë se muslimani vazhdimisht duhet të përkujtojë Allahun dhe të lexojë nga libri i Tij sa më shumë të mundet, të kryej punë të mira sa të ketë mundësi duke shpresuar nga Allahu shpërblimin.
Tek Allahu kërkojmë sukses! Lavdërimet qofshin mbi profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!
Komisioni i dijetarëve për fetva dhe kërkime:
Abdullah bin Muni
Abdullah bin Gudejan
Abdurrazak Afijfi
Përktheu: Muhamed Estrefi
Të Ngjashme
- Çfarë gjykimi ka këndimi i sures el Fatihah në namazin e xhenazes? Udha e Besimtarëve
- A lejohet që një person të punojë si haxham (praktikues i hixhames)? Udha e Besimtarëve
- Bashkimi i namazit të xhumasë me atë të ikindisë Udha e Besimtarëve
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen