Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abduluahid (Allahu e ruajttë!): A e dini se kush është ligjëruesi (hatibi) i keq?
Është ai që u ligjëron njerëzve duke mos pasur dituri.
Është ai që minberin e shfrytëzon për sharje dhe fyerje.
Është ai që i nxit njerëzit kundër udhëheqësve nëpërmjet minberit.
Është ai që i urdhëron njerëzit për vepra të mira ndërsa veten e tij e harron.
Është ai që i urdhëron njerëzit për të mira ndërsa vetë nuk i vepron, i ndalon nga të këqijat, ndërsa vetë i vepron ato.
Shumë prej ligjëruesve të këqinj mendojnë dhe besojnë se hutbia (ligjërimi) i xhumasë është një rast i volitshëm për sharje dhe fyerje. Prandaj i sheh ata duke i sharë njerëzit në përgjithësi dhe udhëheqësit në veçanti. Dikush prej tyre, duke e justifikuar këtë veprim thotë: “Kjo është fjala e vërtetë tek prijësi zullumqar.”
Këta, o robër të Allahut, harrojnë se hutbia e xhumasë është për përmendjen e Allahut, ajo është këshillë dhe përkujtim, me anë të së cilës hatibi (ligjëruesi) i përkujton njerëzit me Allahun, i përkujton me ditën e Fundit, i përkujton me vdekjen, varrin, llogarinë dhe shpërblimin (që i pret), i përkujton me xhenetin dhe zjarrin, i përkujton që të jenë asket në dynja mënyrë dhe kërkues (dëshirues) të botës Tjetër. Prandaj kur njerëzit vijnë për hutben dhe namazin e xhumasë, dalin prej saj si asket karshi dynjasë dhe kërkues të botës Tjetër. Ata nuk kanë ardhur në hutben e xhumasë për të dëgjuar sharje, ofendime dhe fyerje. Nuk kanë ardhur për të dëgjuar përmbledhjen e ajmeve javore. Nuk kanë ardhur për të dëgjuar se çfarë thonë gazetat. Jo, o robër të Allahut!
Përktheu: Unejs Sheme
“El-Akideh euelen” vëll. 4
Të Ngjashme
- Mirësitë e Allahut kërkojnë falënderim Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Dhjetë mënyra për tu mbrojtur nga shejtani Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Ramazani – testi dhe dhurata e radhës Emin Bilali
- Mësime dhe dobi të përfituara nga surja El Ihlas Udha e Besimtarëve
- Mbështetja tek Allahu Udha e Besimtarëve